
MPB Maqedoni njofton se dje (10.06.2026), nga Ekipi Mobil i Njësitit Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migracion, është vepruar në rajonin e SPB Kumanovë, gjegjësisht gjatë lëvizjes në drejtimin Kumanovë – Kriva Pallankë, rreth orës 16:15, është vërejtur një automjet transportues i markës „Mercedes-Benz“ me targa të Kosovës dhe i njëjti është ndaluar.
Nga kontrolli i ushtruar është konstatuar se automjeti drejtohej nga T.B.K. (26) nga Turqia, ndërsa gjatë verifikimit dhe kontrollit të pjesës së ngarkesës janë gjetur gjashtë thasë, në të cilat ka pasur gjithsej 118 copë material lëkure.
“Me udhëzim të prokurorit publik kujdestar të Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë, personi është privuar nga liria sipas nenit 278-b të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut – “fshehje e mallrave që janë objekt kontrabande dhe mashtrimi doganor” dhe është shoqëruar në Stacionin Policor të Kumanovës për procedim të mëtejshëm”, thonë nga MPB.





