
Hetimi kundër ish-drejtorit të Drejtorinë së Doganave, Stefan Bogoev do të zgjerohet – do të kontrollohet edhe puna e institucioneve të tjera, njoftoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mickoski tha se do të kryhen kontrolle të intensifikuara aty ku auditori ka gjetur parregullsi për të përcaktuar se si janë dhënë tenderët dhe nëse është respektuar ligji.
LSDM beson se arrestimi i Bogoev, i cili përkoi me vizitën e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, është një përpjekje e qeverisë për të shpërqendruar publikun nga mesazhi i mysafirit të lartë evropian, se pa ndryshime kushtetuese nuk ka integrim evropian.
Ish-zyrtari i LSDM-së, Bogoev, është nën hetim për manipulim të një tenderi për ruajtjen e higjienës në pikat kufitare./Telegrafi/





