
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, në një intervistë për revistën “Fokus”, theksoi se ZNAM mbetet konsekuente ndaj parimeve të sundimit të ligjit, përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, duke i dhënë mbështetje të plotë ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, dhe qasjes së tij profesionale në drejtimin e resorit.
Në intervistë, Dimitrievski theksoi se ZNAM nuk e sheh Qeverinë përmes prizmit të rivaliteteve partiake, por si një sistem koordinimi dhe përgjegjësie institucionale, ku çdo dikaster vepron në përputhje me kompetencat e tij ligjore.
“Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga ministri Igor Filkov, ka një qëndrim të qartë dhe parimor se të gjitha zgjidhjet duhet të jenë në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve. Sundimi i ligjit duhet të jetë mbi kalkulimet politike apo etnike”, theksoi Dimitrievski.
Ai shtoi se çështja e provimit të jurisprudencës nuk duhet të jetë objekt i presioneve ditore politike apo improvizimeve, por se zgjidhjet duhet të jenë sistematike, juridikisht të qëndrueshme dhe në përputhje me mendimet e institucioneve relevante dhe standardet ndërkombëtare.




