
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, u kërkoi qytetarëve të vendosin në një referendum nëse duan të paguajnë çmimin për politikat kriminale të Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, të cilat po e mbajnë vendin jashtë BE-së.
“Dje dëgjuam Hristijan Mickoskin të thoshte: ‘Nuk ka më lëshime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne jemi të gatshëm të paguajmë çmimin’. Lindin dy pyetje: cilat janë ato lëshime dhe kush do ta paguajë çmimin? Deri tani kemi dëgjuar për lëshimet. Gjithçka që tha ai ishte, në fakt, një gënjeshtër e madhe. Ai do ta kthente emrin, do ta anulonte Marrëveshjen e Prespës, gjuha, identiteti e kështu me radhë u kërcënuan. Dhe ajo fushatë e rreme ka filluar gradualisht të zbulohet në periudhën e kaluar dhe qytetarët tashmë e dinë, asgjë nga kjo nuk është e vërtetë. Vetë Hristijan Mickoski pranoi se Marrëveshja e Prespës është një kryevepër e diplomacisë. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova tha se marrëveshja konfirmoi identitetin dhe gjuhën. Dëgjuam Timço Mucunskin të thoshte se anëtarësimi në NATO garanton sigurinë dhe përmirëson klimën e biznesit në vend. Fatkeqësisht, ata nuk e dinë këtë dhe nuk mund ta shfrytëzojnë atë”, theksoi Filipçe në një konfcrenecë për shtyp.
Filipçe tha se çmimin e izolimit nuk do ta paguajnë zyrtarët e OBRM-PDUKM-së, por qytetarët dhe brezat e rinj.
“Nuk do të jetë Mickoski, nuk do të jenë bashkëpunëtorët e tij, ministrat e tij, të gjithë kanë pasaporta bullgare në xhepa. Nuk do të jetë banda e tij kriminale. Të gjithë qytetarët e paguajnë çmimin, të gjithë do ta paguajmë çmimin, familjet, fëmijët dhe të rinjtë tanë. Kjo bandë në pushtet thjesht nuk di si të drejtojë një vend. Nuk ka kapacitet, nuk ka njohuri për asgjë. E kanë mbingarkuar vendin, e kanë shkatërruar standardin e jetesës, qytetarët mezi mbijetojnë nga fillimi i muajit deri në fillim të muajit”, tha Filipçe.
Ai paralajmëroi se qeveria po i manipulon përsëri qytetarët me gënjeshtra për Evropën dhe identitetin.
“Kjo qeveri tani po gënjen përsëri. Tani që Evropa po kërcënon identitetin tonë. E vetmja gjë që është në lojë në këtë moment është e ardhmja e fëmijëve tanë dhe standardi i jetesës së qytetarëve në vend. Mjaft me gënjeshtrat dhe propagandën e grupit kriminal në pushtet. Thjesht mjaft”, theksoi kryetari i LSDM-së.
Filipçe vlerësoi se arsyeja e vërtetë pse OBRM-PDUKM po ikën nga Evropa është frika nga përgjegjësia./Telegrafi/





