
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar Planin vjetor për punë dhe avancim për vitin 2026, në një vendim të marrë unanimisht gjatë seancës së sotme të Komisionit.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e KSHZ-së diskutuan prioritetet dhe aktivitetet që do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm, me fokus në përmirësimin e funksionimit institucional dhe avancimin e proceseve zgjedhore.
Sipas Komisionit, plani parasheh masa konkrete për forcimin e kapaciteteve administrative, rritjen e efikasitetit në punë, si dhe modernizimin e proceseve që lidhen me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve.
Me miratimin e këtij dokumenti strategjik, KSHZ synon të sigurojë përgatitje më të mirë dhe funksionim më efikas të institucioneve zgjedhore gjatë vitit 2026, duke kontribuar në zhvillimin dhe besueshmërinë e proceseve zgjedhore në vend.




