
“Tenderi për blerjen e autobusëve të rinj në Shkup do të rishpallet brenda një jave”, thanë nga Bashkia e Shkupit për TV24, në lidhje me tenderin për blerjen e autobusëve të rinj. Autoritetet e qytetit vlerësojnë se banorët e Shkupit do të marrin autobusët e parë të rinj brenda disa muajsh.
Më parë, tenderi për blerjen e 150 autobusëve të rinj ekologjikë dështoi sepse kompanitë që aplikuan nuk i plotësuan kërkesat, këtë e pretendon Ministria e Transportit.
Nga LSDM opozitare akuzuan qeverinë se po manipulonte banorët e Shkupit me premtime për “autobusë ekologjikë” për pesë vjet, dhe me dështimin e tenderit të fundit, Shkupi nuk do të marrë autobusë të rinj as këtë vit.





