
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke u përgjigjur në pyetjen së gazetarëve nëse EMV do të paraqesë ankesë në lidhje me skandalin me naftën në TEC dhe Vasko Kovaçevskin, tha se tashmë është paraqitur ankesë.
“Po, EMV, ish-ELEM, tashmë ka paraqitur ankesë kundër vendimit skandaloz të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe tani presim që Prokuroria e Lartë Publike të shqyrtojë siç duhet të gjitha faktet dhe të vendosë sipas asaj që përmbahet në ankesë.
Pra, le të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosë Prokuroria e Lartë Publike, dhe pastaj të komentojmë”, tha Mickoski.
Më herët Prokuroria mori vendim për mbylljen e hetimit për rastin e “Mazutit” për shkak të mungesës së provave./Telegrafi/







