
Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar protestë për sot, më 18 maj, në ora 16:30 para Urës së Gurit në Shkup, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet të jepet në gjuhën shqipe.
Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët-të gjithë një zëri”, ndërsa organizatorët thonë se synojnë mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.
Studentët u kanë bërë thirrje edhe sportistëve, artistëve dhe figurave publike që t’i bashkohen protestës në mbështetje të kërkesave të tyre.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e studentëve, pas asaj që u organizua më 6 prill të këtij viti.





