
Moti sot e deri të hënën, do të jetë kryesisht me diell dhe stabil, përveç në pjesët ekstreme jugperëndimore, ku në pasdite do të ketë kushte për shira të lehtë të herëpashershëm dhe bubullima të rralla.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale, parashikon Administrata Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, dhe herë pas here e fortë veriore në pjesët lindore.
Deri të hënën, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm, përveç në pjesët ekstreme jugperëndimore, ku në pasdite do të ketë kushte për shira të lehtë të herëpashershëm dhe bubullima të rralla, parashikon shërbimi hidrologjik i DPHM-së.
Nga e marta deri në fund të javës së punës do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me shira dhe bubullima të rastësishme.
Të hënën dhe të martën do të fryjë erë e lehtë nga jugu, ndërsa nga e mërkura do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, dhe herë pas here erëra të forta nga veriu përgjatë lumit Vardar.
Temperatura gjatë ditës do të ulet gradualisht.





