
Zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva tha se ishte “një veprim politikisht i papjekur dhe veprimi në këtë mënyrë nuk sjell asgjë të mirë në interes të qytetarëve”, pasi kreu i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe, vendosi kushte “Qeverisë së Përzhinos” dhe se kjo parti do të tërhiqej nga grupi i punës për Kodin Zgjedhor.
Sipas Mitevës, institucionet duhet të jenë demokratike dhe qeveria e OBRM-PDUKM-së e ka treguar këtë në punën e saj të përditshme, prandaj, siç theksoi ajo, “modelet e së kaluarës duhet të braktisen”.
“Nuk mund ta kuptoj se si Filipçe tha dje se kemi një rritje të votave, dhe sot se është kundër shfuqizimit të qeverisë teknike, për të cilën në të kaluarën ata ranë dakord se duhet të shfuqizohej”, tha Miteva.
Filipçe: Qeveria duhet të heqë dorë nga shfuqizimi i qeverisë teknike ose LSDM do të tërhiqet nga puna për Kodin Zgjedhor
Më herët sot, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i lëshoi një ultimatum kryeministrit Hristijan Mickoski, qeveria duhet të tërheqë ndryshimet në Ligjin për Qeverinë që shfuqizojnë qeverinë teknike, përndryshe LSDM do të largohet nga grupi i punës për Kodin Zgjedhor./Telegrafi/






