
LSDM sot ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të Viktor Orbanit në Hungari.
Nga atje thonë se qytetarët e Hungarisë e kanë thënë me zë të lartë dhe qartë: “MJAFT autokracia”,
“Pas 16 vitesh sundimi të Viktor Orban, regjimi i tij jodemokratik ka rënë.
Në zgjedhjet historike parlamentare, Tisza, e udhëhequr nga Peter Magyar, arriti një fitore bindëse. Kjo nuk është vetëm një fitore për një parti. Kjo është një fitore për demokracinë mbi autokracinë, për Evropën mbi ndikimin rus dhe kinez, dhe për sundimin e ligjit mbi korrupsionin.
Organizata kriminale e OBRM-PDUKM ka mbetur pa aleatin e saj të vetëm në Bashkimin Evropian. Mjaft me fshehjen e Nikolla Gruevskit në Budapest, s’ka më kombinime të fshehta biznesi, s’ka më para kineze që vijnë përmes atij regjimi”, akuzojnë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se regjimet autokratike po bien. Më pas është Aleksandar Vuçiq, dhe bashkë me të Hristijan Mickoski.
Rajoni i përket Evropës, jo Rusisë./Telegrafi/





