
IKMT ka nisur këtë të enjte aksionin për shembjen e një objekti të ndërtuar pa leje në fshatin Risili, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja erdhi pas një denoncimi për ndërtimin në fjalë. Në orët e mbasdites, inspektorët e IKMT-së janë paraqitur në terren për të vijuar me procedurat e prishjes së objektit.
Objekti i prishur ishte ndërtuar nga banorët e fshatit Risili si depo uji, por rezultonte i kundraligjshëm dhe pa leje ndërtimi.
Për këtë arsye, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nga Tirana, i cili mbërriti sot në zonë, ndërhyri për prishjen e këtij ndërtimi të paligjshëm.









