
Menaxhimi i sezonit dhe marrja e masave për mbarëvajtjen e tij ishin në fokus të Komitetit për Menaxhimin e Sezonit Turistik në mbledhjen e kësaj të enjteje në Vlorë.
Zëvendësministrja e Turizmit, Marinela Prifti, u shpreh se objektivi është që turizmi të zgjatet në kohë.
“Në 3 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, ka mbi 11% rritje të numrit të turistëve. Kjo rritje i vendos institucionet në përgjegjësi për të menaxhuar siç duhet sezonin veror.”, zëvendësministrja e Turizmit, Marinela Prifti,
Elidon Cela, drejtues i Policisë së Qarkut Vlorë, tha se edhe këtë vit problem mbetet zaptimi i hapësirave publike në plazhe dhe mosndarja e tyre në kohë nga autoritetet.
Kryetari i Shoqatës së Anijeve Turistike, Ervis Hoxha, tha se problemet në sezon janë të shumta. Sipas tij, turoperatorët nuk kanë ende asnjë informacion se ku do të qëndrojnë anijet turistike dhe ku do të operojnë këtë vit.
“Ka pasur probleme me sigurinë portuale, ku shpesh nuk janë lejuar të zbriten pasagjerët, si dhe një problem i mbartur ndër vite mbetet furnizimi me ujë dhe energji elektrike për anijet turistike”, Ervis Hoxha.
Operatorët kërkuan më shumë punë nga autoritetet që të zgjidhin problemet e mbartura, në mënyrë që ato të mos bëhen pengesë gjatë verës.
/vizionplus.tv









