
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili së bashku me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ditën e sotme zhvilluan një bashkëbisedim për rritjen e pagave në sipërmarrjet shqiptare, u ndal edhe te procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se për herë të aprë Shqipërisë po i buzqëshe fati pasi “të mëdhenjtë”, pra vendet anëtare të BE-së dhe Shqipëria duan të njëjtën gjë, anëtarësimin e vendit tonë në Union.
Rama: Shqipërisë po i buzëqesh fati sot. Jemi kaq afër një momenti historik…buzëqeshja e fatit për një vend të vogël është që të gjithë të mëdhenjtë ta respektojnë. Të mëdhenjtë që na duhen ne sot i kemi 100% me vete. Është një moment historik i Evropës kur duam të njëjtën gjë ne dhe ata. Sot na respektojnë, na vlerësojnë. Çfarë rëndësie ka këtu partia? Prandaj faktet janë të rëndësishme dhe për faktet e sipërmarrjes ne kemi folur shumë pak. Sipërmarrja vetë ka folur shumë pak. Puna juaaj në fund të ditës është të punoni jo të flisni, por duhet të flisni më shumë. Nuk mund të kryqëzohet një industri e tërë. “Këta pastrojnë para”. Si u pastrokan paratë kështu me tonelata. Janë dhënë 1.5 mln metra katror leje. Po shyqyr që janë dhënë. Pse budallenj janë njerëzit që vijnë marrin leje dhe nisin ndërtimin. Do ndërtojnë sepse shesin dhe shesin me bankë.









