
Këshilli i Prokurorëve Publikë, në seancën e sotme të dyzet e dytë, miratoi kërkesën e Lençe Ristoskës për ndërprerjen e funksionit të prokurores publike në Prokurorinë Publike në Shkup.
Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, informoi se më 2 prill të këtij viti, Ristoska ka paraqitur kërkesë për ndërprerjen e funksionit të prokurores publike me kërkesë të saj.
“Këtu nuk ka debat, konkludoj se kërkesa për ndërprerjen e funksionit të Lence Ristoskës është miratuar”, deklaroi Besimi.
Këshilli më parë vendosi t’ia zgjasë pozicionin Keti Petkovës, ndërsa mandati i saj si anëtare e Këshillit zgjat deri më 26 korrik 2027.
Në seancën e sotme, Këshilli shqyrtoi dhe pranoi unanimisht deklaratën me shkrim për vazhdimin e pozicionit në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës të anëtares së Këshillit, Keti Petkova.
Kryetari i Këshillit, Besimi, informoi se më 26 mars të këtij viti kanë marrë një përgjigje nga Kuvendi, me të cilën Këshilli informohet se në përputhje me Ligjin për Këshillin e Prokurorisë Publike, Këshilli mund ta zgjasë mandatin e saj.
Svetlana Stojkovic deklaroi se kolegia Petkova i plotëson kushtet për pension pleqërie më 15 gusht të këtij viti, dhe në përputhje me ligjin ajo ka të drejtë të kërkojë zgjatje të mandatit të saj ndërsa mandati i saj zgjat deri më 26 korrik 2027.
Petkova, në përputhje me ligjin, u përjashtua nga kjo pikë dhe nuk mori pjesë në diskutim.
Në seancën e sotme, Këshilli vendosi unanimisht që t’i ndërpresë detyrën e prokurorit publik në Prokurorinë Publike të Shkupit prokurores publike Julijana Misevska për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie./Telegrafi/





