
Drejtori ekzekutiv i “Eurothink”, Dimitar Nikollovski, për rrugën evropiane të vendit vlerësoi se Qeveria deri tani i ka shteruar pothuajse të gjitha “zgjidhjet kreative” në përpjekjet për zhbllokimin e eurointegrimeve, pa ofruar një strategji të re të qartë.
“Ndoshta kishte një strategji në drejtim të ofrimit më të madh të disa zgjidhjeve kreative në pjesën e ndryshimeve të Kushtetutës.
Pra, kishte ide për ofrim më të madh të disa zgjidhjeve kreative në pjesën e ndryshimeve kushtetuese. Kështu pati shtyrje të zbatimit, ndryshim të kornizës, pastaj garanci, deri sa arritëm te garancitë për të drejtat e maqedonasve në Bullgari, por shohim se këto propozime thjesht u shteruan. Mendoj se nuk ka më asgjë në arsenalin e Qeverisë për të ofruar në drejtim të ndonjë zgjidhjeje”, deklaroi Nikollovski.
Ai vlerësoi se sot shteti ka një numër të kufizuar mbështetësish të jashtëm dhe se fazat e mëparshme të mbështetjes ndërkombëtare janë zvogëluar.
“Ishim në një pozitë ku lavdëroheshim, por mendoj se ajo kohë ka përfunduar… tani ka simpati ndaj nesh nga Hungaria, por kjo është e vetmja”, shtoi ai.
Nikollovski bëri edhe një paralelizëm me periudhën pas vetos për NATO në Bukuresht në vitin 2008, duke paralajmëruar për modele të mundshme të ngjashme politike.
“Ishim në një pozitë ku lavdëroheshim, por mendoj se ajo kohë ka përfunduar… Do të kthehesha te fiasko në Bukuresht në vitin 2008… atëherë Qeveria e Gruevskit nuk dinte çfarë të ofronte dhe ofroi nacionalizëm dhe antikvizim”, theksoi Nikollovski.





