
Më 31.03.2026 në orën 01:50 në Gostivar, policia nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë ndaluar M.D. (34) nga Gostivari për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje” njoftojnë nga MPB, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Më konkretisht, më parë në orën 01:30 në Stacionin Policor të Gostivarit, një person mashkull ka raportuar se dyshon për vrasjen e një anëtari të familjes së tij.
Oficerët e policisë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë gjetur K.D. (63) nga Gostivari të vdekur në shtëpi me lëndime të dukshme dhe gjurmë dhune në kokë, pas së cilës, për shkak të dyshimit se bëhet fjalë për vrasje, djali i tij është ndaluar.
Sipas deklaratave fillestare të të dyshuarit, babai i tij ka vdekur një ditë më parë rreth orës 14:50 pasi ka rënë në banjo, por ai nuk e ka raportuar rastin në shërbimet kompetente.
Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe po merren masa për sqarimin e incidentit, pas së cilës do të ngrihet një raport përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/





