
Shoqata e Infermierëve të Maqedonisë së Veriut është bërë zyrtarisht anëtar i Federatës Botërore të Infermierëve.
Ata thonë se bota po i vlerëson ata por shteti jo. Sipas tyre, trajtimi i dobët sistemik po i detyron infermierët të hiqen dorë nga profesioni i tyre.
“Shoqata sot zyrtarisht kalon në unionin e shoqatave të infermiereve, e cila mbledh të gjitha shoqatat e infermiereve, pesë në numër të cilat i kryeson shoqata “Për ne”. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, profesioni i infermiereve do të përforcohet, duke u njohur edhe institucionalisht, aty ku merren vendimet. Aty ku flitet për infermieret , ato do të jenë prezente. Ata që nuk janë pranë pacientëve 24 orë, nuk mund që të marrin vendime për infermieret.”, u shpreh kryetarja e Shoqatës së Infermierëve, Gordana Beshliovska.
“Qëllimi ynë është që të ndihmojmë dhe bindimin qeverinë aktuale se sa infermieret janë të rëndësishme në përbërjen shëndetësore, se i rëndësishimin ëhstë rregullimi në praktikë të punës së tyre, sa e rëndësishme është që infermieret të fitojnë ligj. Të kenë trup rregullator, odën e tyre, arsimimi i tyre të jetë formal, i njohur, i zbatuar në fakultete dhe të paguhet siç duhet.”, u shpreh kryetari i ESNO-s, Adriano Friganoviq.





