
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe grupi punues kanë mbledhur të gjitha vërejtjet dhe të premten draft-ligji i përmirësuar për Аrsim të Lartë do të publikohet në ENER.
Janevska sot tha se ligji tashmë është plotësuar dhe pritet që brenda javës së ardhshme të jetë në procedurë qeveritare.
“Në shumë nene, ligji është plotësuar dhe ndryshuar sipas kërkesave korrekte të institucioneve. Pres që deri të premten të publikohet në ener, ku do të qëndrojë për 2-3 ditë edhe pse për një gjë të tillë nuk obligohemi ligjërisht, por siç edhe kemi premtuar do të veprojmë dhe më pas ligji do të jetë në procedurë qeveritare”, tha Janevska.
Kundër draftligjit fillestar të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës zërin e ngritën numër i madh i universiteteve, të cilët shqetësimet e tyre i ngritën në debatet publike të organizuara për këtë ligj po edhe përmes nënshkrimit të peticionit të përbashkët.





