
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të lëvizë nga 14 deri në 20 gradë.
Në Shkup me diell me vranësira të pakta deri në mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë në 19 gradë.





