
Qarkorja në Kriva Pallankë, e cila u rikonstruktua, sot u hap solemnisht në praninë e përfaqësuesve qeveritarë.
Bëhet fjalë për një rrugë me gjatësi 4,5 km dhe gjerësi 7,5 m, me sinjalizim horizontal dhe vertikal të vendosur.
Rikonstruktimi përfshiu edhe të dyja urat.
Ministri i transportit Aleksandar Nikoloski, tha se kjo është një infrastrukturë rrugore e rëndësishme, pjesë e Korridorit 8, e cila nuk përfaqëson vetëm qarkoren e Kriva Pallankës, por edhe lidhje me Bullgarinë fqinje.
“Me modernizimin e qarkores në Kriva Pallankë dhe rrugën e ekspres që çon nga Kriva Pallanka në Stracin, zhvillohet krahu lindor i Korridorit 8”, tha Nikolloski.
Kryeministri Kristijan Mickoski pret që në periudhën e ardhshme në këtë pjesë të vendit të investohen disa qindra milionë euro, duke treguar lidhjen hekurudhore me Bullgarinë, fazën e dytë të rikonstruksionit të pikës kufitare dhe infrastrukturën rrugore.
“Njerëzit të cilat e kanë braktisur Maqedoninë e shohin tani se atje ku kanë shkuar, posaçërisht në pjesën e Evropës perëndimore, gjendja nuk është ashtu siç e kanë pritur, mendoj se me investime të këtilla do t’i motivojmë njerëzit dhe do të mund t’i kthejmë njerëzit në shtëpi”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Sipas drejtorit të Rrugëve Shtetërore”, Koce Trajanovski, qarkorja është ndërtuar sipas të gjitha standardeve.





