
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski tha se nuk ka marrë asnjë informacion nga kryeministri Hristijan Mickoski për mundësinë e përfshirjes së ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov në rikonstruim të qeverisë.
Dimitrievski tha se personalisht është i kënaqur me punën e Fillkovit, i cili është kuadër i ZNAM-it.
“Në lidhje me rikonstruimin e qeverisë. Tani për tani nuk kam njoftim të tillë nga mandatari, është e drejta e tij. Ndryshe, të gjitha ata deklarata subjektive që janë dhënë nga ana e disa kolegëve kryetarë komunash, liderë ose përfaqësues të disa partnerëve të koalicionit i barazoj në nivel të politikës ditore dhe mbledhjes së pikëve të ulëta politike.
Unë si kryetar i ZNAM jam i kënaqur me punën e ministrit Fillkov dhe gëzon plotësisht mbështetjen time”, tha Dimitrievski.





