
Policia belge ka vënë në pranga dy të rinj të moshës 20 dhe 24 vjeç, në lidhje me vrasjen e shoferit shqiptar Marko beka.
Sipas mediave vendase, 45-vjeçari Beka i cili punonte si shofer taksie u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në fshatin Larum, teksa ndodhej në bisedë me disa pasagjerë. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, Beka nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë. Sipas autoriteteve belge, dyshohet se ngjarja ka nisur pas një debati që ka dalë jashtë kontrollit.
Prokuroria ka bërë me dije se viktima “nuk ishte zgjedhur rastësisht”, por motivi i saktë i krimit mbetet ende i paqartë.
Nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një përplasje spontane apo për një akt të paramenduar.









