
Moti për ditën e sotme
Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare, të përqendruara më shumë përgjatë zonave malore të vendit.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në jugperëndim priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe zonat luginore era herë pas here do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në det parashikohet i forcës 2–3 ballë.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 16°C në qytetet Elbasan, Berat, Sarandë dhe Vlorë, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin deri në 2°C në Bajram Curr dhe Shkodër.
/vizionplus.tv









