Close Menu
    What's Hot
    Mickoski takon Macron dhe Merz në Tivat: Fokusi tek e ardhmja evropiane e rajonit

    05/06/2026
    Komuna e Butelit do të instalojë kamera në zonat publike

    Rokas: Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut i përket BE-së, shpresoj që fqinjët të jenë konstruktivë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Shqiptaria është me Shkupin”/ Nis protesta në Tiranë në mbështetje të studentëve të Maqedonisë së Veriut

      26/05/2026

      Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi

      26/05/2026
      “Berisha mori peng PD”, Salianji: Zgjedhjet u manipulian, nuk morën pjesë më shumë se 5 mijë anëtarë

      Festivali i eBF në Çeki / Ministrja Diella prezanton reformën e Shqipërisë për Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Mickoski takon Macron dhe Merz në Tivat: Fokusi tek e ardhmja evropiane e rajonit

      Mickoski takon Macron dhe Merz në Tivat: Fokusi tek e ardhmja evropiane e rajonit

      05/06/2026
      Komuna e Butelit do të instalojë kamera në zonat publike

      Komuna e Butelit do të instalojë kamera në zonat publike

      05/06/2026
      Rokas: Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut i përket BE-së, shpresoj që fqinjët të jenë konstruktivë

      Rokas: Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut i përket BE-së, shpresoj që fqinjët të jenë konstruktivë

      05/06/2026
      Ndalohen tre të rinj në Tetovë, kapen me marihuanë

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

      26/05/2026
      Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

      20/04/2026
      Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

      Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

      Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»Opozita maqedonase akuzon Qeverinë se po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë
    Maqedonia

    Opozita maqedonase akuzon Qeverinë se po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë

    02/02/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Opozita maqedonase akuzon Qeverinë se po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Opozita maqedonase akuzon Qeverinë se po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë

    Opozita në Maqedoninë e Veriut ka akuzuar Qeverinë e re se me tërheqjen e draft-ligjit për masat kufizuese, me të cilat parashihet që listat e zeza të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar të bëhen pjesë e sistemit juridik, synon të mbrojë zyrtarët e saj që mund të vendosen në këto lista.

    Reagimet e opozitës maqedonase dhe asaj shqiptare vijnë pas vendimit të Qeverisë të ditës së enjte, e cila tërhoqi nga procedura parlamentare këtë propozim duke e arsyetuar me “çështje administrative”.

    “Për shkak të çështjeve administrative propozim-ligji duhet të aprovohet edhe një herë nga Qeveria e re dhe më pas do të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në një përgjigje të Qeverisë për Radion Evropa e Lirë.

    Detaje të tjera nuk jepen përveçse asaj se propozimi do të shqyrtohet nga Qeveria në një nga seancat e ardhshme.

    Draft-ligji për masat kufizuese ishte ndër të fundit që u miratua nga Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, në seancën e 16 janarit dhe më pas u dërgua në Kuvend.

    Ndryshimet parashikojnë që shtetasit dhe kompanitë maqedonase që përfshihen në listat e zeza të SHBA-së dhe Britanisë së Bashkuar për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, do t’u nënshtrohen edhe sanksioneve nga autoritetet vendase.

    Këto ndryshime, që ishin prezantuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 11 janar, i mundësojnë prokurorisë që të hapë çështje nëse Qeveria vendos kufizime për dikë që do të sanksionohet nga SHBA dhe Britania e Madhe.

    Veç kësaj, ndryshimet parashikojnë edhe largimin e përkohshëm nga detyra të zyrtarëve, pamundësimin e zgjedhjes dhe emërimit në poste ose nga ana tjetër, ndalimin e pjesëmarrjes në prokurime publike nëse bëhet fjalë për kompani vendore.

    Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa, e cila është pjesë e frontit opozitar, Lidhja Evropiane për Ndryshim, thotë se Qeveria e ka tërhequr propozimin për t’i “shpëtuar zyrtarët e saj që mund të vendosen në listat e zeza”.

    “Me siguri se janë kalkulime pasi kanë njerëz që janë nëpër pozita apo të tjerë që janë potencial për të qenë në listën e zezë amerikane dhe në këtë situatë bëjnë pazare dhe e kanë tërhequr propozimin pasi do t’i prekë strukturat e pushtetit”, thotë Zendeli.

    OBRM-PDUKM-ja vlerëson se pushteti aktual, “i zhytur në korrupsion dhe krim” do të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur zyrtarët e tij, por sipas opozitës maqedonase “ata nuk do të mund të mbrohen pas disfatës në zgjedhjet e 8 majit.

    “Nga ky pushtet pritet gjithçka. Kjo Qeveri është vazhdimësi e Qeverisë më të keqe që ka pasur ndonjëherë Maqedonia [e Veriut]. Janë përpjekjet e fundit të saj për të fshehur krimin dhe korrupsionin në radhët e zyrtarëve. Asgjë nuk do t’i mbrojë ata nga përgjegjësia. Çdonjëri prej tyre do të përgjigjet për të gjitha të këqijat që i ka sjellë vendit”, thuhet në një reagim të OBRM-PDUKM-së për “REL”-in.

    Deputeti Fadil Zendeli thotë se sikur të kishte “shtet ligjor”, nuk do të kishte nevojë për miratimin e ndryshimeve të tilla, pasi sipas tij, edhe legjislacioni aktual parashikon sanksione për çdo person që bën shkelje ligjore apo përfshihet në krim dhe korrupsion.

    “Këtu nuk veprojnë institucionet pasi janë thellësisht të kontrolluara nga ana e pushtetit, në veçanti prokuroria dhe gjyqësori. Ata flasin për Front Evropian apo se janë të përcaktuar për rrugën evropiane, por Fronti Evropian nuk bëhet me kapjen e sistemit dhe të shtetit siç bëjnë këta. Pra, rruga evropiane e tyre është vetëm demagogji”, shprehet Zendeli.

    Vasko Naumovski, profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-ambasador në SHBA, thotë për Radion Evropa e Lirës se ndryshimet e propozuara duhet të miratohen pasi do të kontribuojnë në hapjen e mundësive më të mëdha për rezultate në luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

    Por, ai shpreh dilema nëse këto mundësi që do të krijohen me ndryshimet ligjore, do të shfrytëzohen nga ana e sistemit të drejtësisë për t’i sanksionuar ata që janë zhytur në korrupsion.

    “Një nga mangësitë në institucionet tona gjyqësore, është ndikimi që ka politika mbi to dhe pamundësia për të vepruar gjyqësori pa presion nga partitë politike në pushtet. Ajo që mund të rregullojnë këto ndryshime ligjore janë pasojat negative që do të bartin individë apo personat juridikë, bazuar në rezultatet e hetimeve që kanë arritur shtetet e tjera, e theksoj jo institucionet tona”, thotë Naumovski.

    Në listën e zezë amerikane ndodhen politikanë dhe biznesmenë maqedonas e shqiptarë.

    Të fundit që janë vendosur në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në SHBA, janë: ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, biznesmeni kundërthënës, Orce Kamçev, ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

    Në listën e Zezë nga më herët janë edhe krytari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish deputeti Xhevat Ademi, ish ministri i punëve të brendshme, Lube Boshkovski dhe të tjerë.

    Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, në disa raste ka thënë se lista e zezë mund të zgjerohet edhe me persona të tjerë që e pengojnë sundimin e ligjit apo që dyshohen për përfshirje në veprimtari të paligjshme./REL/

    Opozita maqedonase akuzon Qeverinë se po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. Ambasadori holandez në takim me Ahmetin: I papranueshëm ndikimi politik ndaj kryetares së Gjykatës së Lartë
    2. Pas rastit të kollës së mirë, Mexhiti u ka bërë apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Opozita maqedonase akuzon Qeverinë se po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    13/03/20251 Min Read
    Opozita maqedonase akuzon Qeverinë se po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë

    Maqedoni, seancë konstituive e Komisionit për dekorime dhe mirënjohje

    16/01/20252 Mins Read
    Opozita maqedonase akuzon Qeverinë se po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë

    Rokas: Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë element thelbësor i procesit të zgjerimit

    01/11/20242 Mins Read
    Opozita maqedonase akuzon Qeverinë se po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    15/09/20241 Min Read
    Opozita maqedonase akuzon Qeverinë se po tenton t’i shpëtojë zyrtarët nga lista e zezë

    Maqedonia e Veriut do të ndihmojë Ukrainën me përvojën e saj në procesin e integrimit evropian

    31/07/20242 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Mickoski takon Macron dhe Merz në Tivat: Fokusi tek e ardhmja evropiane e rajonit Maqedonia

    Mickoski takon Macron dhe Merz në Tivat: Fokusi tek e ardhmja evropiane e rajonit

    05/06/20262 Mins Read

    Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po merr pjesë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Tivat,…

    Komuna e Butelit do të instalojë kamera në zonat publike

    Komuna e Butelit do të instalojë kamera në zonat publike

    05/06/2026
    Rokas: Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut i përket BE-së, shpresoj që fqinjët të jenë konstruktivë

    Rokas: Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut i përket BE-së, shpresoj që fqinjët të jenë konstruktivë

    05/06/2026
    Ndalohen tre të rinj në Tetovë, kapen me marihuanë

    Ndalohen tre të rinj në Tetovë, kapen me marihuanë

    05/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do të pësojnë ndryshimet

    26/05/2026
    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    Një filxhan nga ky çaj konsiderohet “ilaç” për trupin

    20/04/2026
    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    Zbuloni dietën ushqimore që rrit rrezikun e sëmundjes së zorrës së trashë

    20/04/2026
    Me te lexuara
    Mickoski takon Macron dhe Merz në Tivat: Fokusi tek e ardhmja evropiane e rajonit

    Mickoski takon Macron dhe Merz në Tivat: Fokusi tek e ardhmja evropiane e rajonit

    05/06/2026
    Komuna e Butelit do të instalojë kamera në zonat publike

    Komuna e Butelit do të instalojë kamera në zonat publike

    05/06/2026
    Rokas: Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut i përket BE-së, shpresoj që fqinjët të jenë konstruktivë

    Rokas: Nuk ka dyshim se Maqedonia e Veriut i përket BE-së, shpresoj që fqinjët të jenë konstruktivë

    05/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.