
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku doli nga ambientet e GJKKO pas një ore.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se seanca për verifikimin e masave të sigurisë ndaj Ballukut, kreut të ARRSH Gentian Gjyli dhe drejtorit të KESH Erald Elezi, është shtyrë me dy orë.
Shkak është bërë kërkesa për tu njohur me aktet dhe fashikujt hetimorë të dosjes.
Pasi la ambientet e gjykatës, Balluku nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
Këta dy të fundit u shoqëruan nga efektivët e policisë pasi ndaj tyre GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ndaj Belinda Ballukut Gjykata e Posaçme vendosi dy masa sigurie, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë shtetit./vizionplus.tv









