
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH, Erald Elezi mëngjesin e sotëm janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme. Elezi dhe Gjyli të cilët aktualisht janë në “arrest shtëpie” ishin të shoqëruar nga policia.
Gjykata e Posaçme gjatë seancës së sotme do t’i komunikojë ministres së pezulluar Belinda Ballukut masën që i caktoi të enjten dhe ndalimin e daljes nga shteti.
Më 31 tetor, Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë Belinda Ballukun për tenderin e tunelit të Llogarasë, me vlerë 189 milionë euro.
Sipas SPAK, numri dy i qeverisë, bashkëpunoi me pesë zyrtarë dhe anëtarë të vlerësimit të ofertave, të cilët gjithashtu janë marrë të pandehur.
Nën akuzë kanë përfunduar kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish kreu i të njëjtit insitucion, Evis Berberi bashkë me anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe drejtorin e KESH.
Tenderi është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe u rihap në 22 qershor 2021 me fond limit 18.9 miliardë lekë pa TVSH./vizionplus.tv








