
Për shkak të reshjeve masive dhe prurjeve të pazakonta të lumit Vjosë, situata në zonat përreth mbetet problematike. Në orët e mëngjesit niveli arriti pikën më të lartë prej 8.30 metrash.
Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri, ndërkohë që gjatë natës janë evakuuar 10 familje në Novoselë dhe 3 të tjera në fshatin Fitore.
Banorët e zonës kërkojnë ndihmë urgjente, e veçanërisht ushqim për bagëtitë.
Në Sarandë në vendin e quajtur Shkallë Qafë Botë dhe nga Karburanti në qendër të Konispolit rruga për shkak të inerteve që bien nga mali është e pakalueshme.
Në aksi rrugor Sarandë – Shijan ështe bllokuar rruga në fshatin Shelegar, pasi lumi Kalase ka dalur nga shtrati.
Në fshatin Çukë argjinatura e lumit Bistricë është dëmtuar dhe uji i ështe afruar banesave. Nuk ka persona të lënduar ndërkohë pritet që edhe tuneli i Llogarasë për shkak të një defekti elektrik të mbyllet përkohësisht.
Në qarkun Gjirokastër gatë natës ka patur reshje me intesitet të lartë të cilat kanë sjellë prani të madhe të ujit dhe inerteve në akset Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, Tepelenë-Gjirokastër, pranë shkalles se zezë si dhe Gjirokastër-Kakavijë përballe fshatit Bularat pasi liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati.
Në Elbasan ka patur rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore: Elbasan–Qafë Thanë, Librazhd–Prrenjas; Gramsh–Moglicë, në zonën e Bratilës dhe Aksi Elbasan–Peqin, në fshatin Paulesh, ku gjatë natës pati edhe bllokim të pjesshëm të qarkullimit.
Situatw e rwnduar është edhe nw Berat, ku prujet e Osumit janw shtuar dhe si rezultat është përmbytur pedonalja e qytetit por dhe lagja Gorice.
Përballë kësaj situate emergjente, strukturat e Mbrojtjes Civile, janë mobilizuar menjëherë për të ndërhyrë në normalizimin e situatës. Uji është tërhequr në disa pjesë të zonës, ndërsa puna për pastrimin dhe largimin e mbetjeve vijon ende.









