
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë Medinës në Arabinë Saudite, ku një autobus me 46 pelegrinë myslimanë mes tyre edhe shtetas indianë u përplas me një autobot dhe u përfshi nga flakët. Raportet e para flasin për dhjetëra viktima.
Ambasada e Indisë në Arabinë Saudite e cilësoi ngjarjen si “tragjike”, duke njoftuar se autoritetet diplomatike janë vënë menjëherë në lëvizje për të ofruar ndihmë për pelegrinët e prekur. Është konfirmuar prania e shtetasve indianë mes pasagjerëve, por ende nuk ka një bilanc zyrtar të viktimave.
Bus Crash Near Medina Kills 42 Indian Umrah Pilgrims from Hyderabad
A bus carrying Indian Umrah pilgrims from Hyderabad collided with a diesel tanker on the Mecca-Medina highway around 1:30 a.m., igniting a fire that killed 42 people, including 20 women and 11 children. pic.twitter.com/ZMi5znPf5s
— Sumit (@SumitHansd) November 17, 2025
Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi përmes një postimi në X, ku u shpreh “thellësisht i trishtuar për aksidentin në Medinë që përfshin shtetas indianë”. Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe u lut për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Modi shtoi se ambasada e Indisë në Riad dhe konsullata në Xheda po ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme.
Tragic Bus Crash Kills 42 Indian Umrah Pilgrims Near Medina, Saudi Arabia
Riyadh/Jeddah, November 17, 2025 – In a devastating road accident, a bus carrying Indian Umrah pilgrims from Hyderabad collided with a diesel tanker on the Mecca-Medina highway near Mufrihat, resulting in… pic.twitter.com/oSpYpNdgu3
— Daily Kishtwar Times (@kishtwartimes1) November 17, 2025
Ndërkohë, autoritetet saudite po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa pala indiane mbetet në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët vendas për informimin e familjarëve dhe menaxhimin e situatës.
/vizionplus.tv









