
Zbulohet në Selitë një ambient i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në këtë ambient, u kapën në flagrancë pesë shtetas që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.
Tre prej tyre u arrestuan (menaxheri dhe dy punonjës), ndërsa dy punonjëse u proceduan penalisht.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që e kishin marrë me qira ambientin, për këtë qëllim.
Në kuadër të operacionit “Wrong call”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center.
Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.
Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 25 vjeç;
-u arrestuan shtetasit F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës;
-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;
-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre./vizionplus.tv









