
Është mbyllur një tjetër mbrëmje plot emocione, magji dhe surpriza në Albania’s Got Talent
Një spektakël i vërtetë ky i kësaj të hëne në Vizion Plus.
Ishte Dashnor Bushi ai që i habiti të gjithë jurinë në skenë dhe publikun në shtëpi me një nga iluzionet e tij, duke e bërë të pamundurën realitet.
“Magjia” e tij në skenë e bëri të jetë konkurenti i tretë në katër javë që rrëmben Golden Buzzer-in, duke shkuar kështu drejtpërdrejt në finalen e madhe, ku janë në “lojë” 20 mijë euro.
Por kjo natë solli edhe lot dhe zhgënjime. Skena magjike e Albania’s Got Talent dhe juria e përbërë nga Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Elsa Lila dhe Kastro Zizo emocionuan jo pak konkurrentë, disa prej të cilëve nuk arritën t’i mposhtnin emocionet dhe nuk dhanë më të mirën e tyre.
Nën moderimin e Isli Islamit, u mbyll edhe kjo mbrëmje magjike në televizionin e shqiptarëve, Vizion Plus.
Për të gjithë ju që nuk mundët ta ndiqnit LIVE, mund ta shikoni spektaklin e spektakleve në kanalin tonë në YouTube.








