
Bledar Skënderaj është 30-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në Vlorë.
Ai u dëmtua rënë me mjet prerës, pas një konflikti me disa persona në lagjen “24 Maji”. Motivet e sherrit janë ende të paqarta.
Skënderaj ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv








