
Në një ditë të shënuar siç janë zgjedhjet lokale të pjesshme, kandidati i shoqërisë civile, i mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha ka vijuar aktivitetin e tij profesional si mjek pranë skuadrës së Elbasanit.
Ndonsë kanë mbetur dhe dy orë nga përfundimi i orarit zyrtar të zgjedhjeve, gazetarja e Vizion Plus Tea Sadiku raporton se Hoxha ndodhet në ambientet e stadiumit të qytetit të Elbasantit, aty ku po zhvillohet ndeshja mes Elbasanit dhe Egnantias.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, deri në orën 17:00 kanë votuar 23.49%.









