
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Beratit, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, votoi sot në Shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” dhe u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Ai theksoi se synon të projektojë të ardhmen e qytetit dhe të punojë për të mirën e qytetarëve, duke theksuar se bashkia duhet të jetë në shërbim të popullit të thjeshtë dhe jo e individëve të pasur me taksat e qytetarëve.
Shkarpa: Dua ta projektoj të ardhmen e këtij qyteti. Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë në diktaturë, edhe pse thuhet që jetojmë në demokraci. Berati është i yni, ne kemi nevojë për këtë qytet, Berati s’ka nevojë për ne. Berati sot duhet të zgjedhë njeriun më të mirë. Unë kam projekte të mëdha për këtë qytet, se kam dëshirë ta ndryshoj. Po e mora unë bashkinë, bashkia do të jetë e popullit të thjeshtë.









