
“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë zbatuar ligjin”. Kështu deklaroi kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrën e kryebashkiakut Erion Veliajn.
“E shoh vendimin e gjykatës si vendim që zbatuan ligjin. Si një dhuratë që Edi Rama që nuk njeh asnjë ligj e moral i bëri pa dashje kundërshtarit të tij kryesor brenda në parti Erion Veliajt.
E trajtoi si serial killer në qeli, e trajtoi sa detyrohesha unë një njeriu që s’dua tja dëgjoj emrin, e trajtoi në atë mënyrë që shkeli konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të qëndrimit të një shteti ndaj një të burgosuri dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. De Facto nuk ka moral që haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, janë të dorëzuar me këtë vendim”, tha Berisha









