
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan më 2 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna, përfshirë kryeqytetin Shkup.
Sipas rezultateve të publikuaara nga KQZ, partia në pushtet ka shënuar fitore bindëse në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, 12 komuna më shumë se në zgjedhjet lokale paraardhëse.
Opozita maqedonase LSDM ka shënuar rënie të thellë duke fituar vetëm 6 komuna dhe duke humbur 10 të tjera që I kishte nga zgjedhjet e kaluara.
Sa I takon partive shqiptare, rezultati është përmbysur në këto zgjedhje me koalicionin shqiptar bashkëqeverisës VLEN që ka fituar në 9 komuna dhe koalicionin e AKI të drejtuar nga Bashkimi Demokratik për integrim me katër komuna.
Rezultati ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të ngushte mes koalicionit VLEN me partinë në pushtet VMRO DPMNE për kandidatët e njëra tjetrës, qofshin ata shqiptar apo maqedonas.
Një rezultat historik sa I takon partive shqiptare, është fitorja për herë të parë e komunës së Çashkës nga një kandidat shqiptar.
Suat Shaqiri, kandidat nga Aleanca Kombëtare për Integrim ka fituar që në raundin e parë me 50.71% të votive.
/vizionplus.tv









