
Ky që shihni në foto është viktima Indrit Ismaillari, 34-vjeçari, që u vra këtë të martë nga kolegu i tij, Filip Shehu në ambientet e punës në Tiranë.
Ismaillari, kuzhinieri i lokalit u godit nga picieri tri herë me thikë, njëherë në qafë dhe dy herë në bark.
Sipas njoftimit të policisë, autori Filip Shehu u arrestua nga policia. Ai ka deklaruar para policisë se e goditi pasi bullizohej shpesh nga kolegu i tij.


“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv









