
Reshjet e shiut të rëna gjatë gjithë natës dhe orët e para të ditës së sotme kanë krijuar probleme në aksin rrugor nacional Burrel – Skuraj.
Në segmentin e Shkopetit pati shembje të një masivi shkëmbor i cili bllokoi njërin kah të lëvizjes së automjeteve nga Burreli në drejtim të Milotit.
Firma mirëmbajtëse ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur largimin e gurëve.
Segmenti i Shkopetit në rrugën nacionale Burrel – Skuraj vazhdimisht është problematik me rënien e gurëve apo masiveve shkëmbore pasi në të gjithë gjatësinë e tij mungojnë rrjetat mbrojtëse apo pengesat e tjera për rënien e gurëve në rrugë.











