
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Apartamenti” dhe ka vënmë në pranga një 22-vjeçar, i cili akuzohet se shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane për prostitucion.
Gjithashtu janë arrestuar edhe dy nga katër shtetaset kolumbiane, pasi përshtatur apartamentin ku banonin bashkë me 2 shtetaset e tjera në Rrugën e Barrikadave, për ushtrimin e prostitucionit.
Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi K. P. shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset J. O. dhe L. C., kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë./vizionplus.tv








