
Kryeministri i vendit, Edi Rama, është mirëpritur nga Mbreti Charles III në Londër, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Vetë Rama ka ndarë pamje nga momenti i takimit me Mbreti Charles III ku shkruan:
“Londër – Në pritjen e Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin St. James”.
Delegacione nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po marrin pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014.
I vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që iu bashkua BE-së është Kroacia, e cila u bë anëtare në vitin 2013.
Mundësia që BE të pranojë anëtarë të rinj është rritur që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Ekzistojnë shqetësime se lufta në Ukrainë dhe konfrontimi në thellim i Rusisë me Perëndimin mund të përhapen në një rajon ende të prekur nga konfliktet e veta.
Mbretëria e Bashkuar po organizon samitin vjetor pavarësisht se është larguar nga BE-ja në vitin 2020. Në të po marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të disa vendeve evropiane dhe të BE-së.








