
Sot pritet mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore verilindore dhe lindore. Në këto rajone nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu, ndërsa në lartësitë e mëdha mund të ketë edhe flokë dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, duke zbritur deri në 3°C në zonat malore. Maksimumet do të arrijnë deri në 20°C në ultësirën perëndimore dhe zonat jugore. Mesatarisht, temperaturat maksimale do të variojnë rreth 19–20°C, ndërsa minimalet do të jenë nga 3°C në verilindje deri në 14°C në Tiranë dhe përgjatë bregdetit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim verilindor, ndërsa dallgëzimi në det do të mbetet i ulët.
Në përgjithësi, kushtet e motit do të jenë të qëndrueshme, me ndjesinë e freskisë që pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
/vizionplus.tv