
“Bullgarët kritikojnë, por kanë parakushte për Maqedoninë e Veriut. A i fajësoi dikush bullgarët? Jo, sigurisht që jo. Këto janë standarde të dyfishta”, tha Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto.
Ministri i Jashtëm hungarez foli gjithashtu për situatën me Serbinë dhe rrugën e saj evropiane.
“Komisioni Evropian shumë vite më parë i propozoi Këshillit Evropian të hapte grupin e ardhshëm të kapitujve me Serbinë në mënyrë që të vazhdonin negociatat e pranimit. Dhe çfarë ndodhi? Disa shtete anëtare nuk ranë dakord dhe vendimi nuk u miratua.
A i akuzoi dikush ata për shkelje të unitetit evropian atëherë? Sigurisht që jo. Greqia bllokoi negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut për gati një dekadë. A i akuzoi dikush grekët për shkelje të unitetit evropian? Jo.
Tani bullgarët po kritikojnë, ata kanë disa parakushte. A i akuzoi dikush bullgarët? Jo. Këto janë standarde të dyfishta”, tha Sijarto për “Radio Televizionin e Serbisë”./Telegrafi/