Close Menu
    What's Hot
    15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut

    15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut

    16/12/2025
    Fillkov: Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për Këshill Gjyqësor

    Fillkov: Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për Këshill Gjyqësor

    16/12/2025
    Oda e Mjekëve të Maqedonisë: Nuk kemi marrë ndonjë njoftim lidhur me vdekjen e foshnjës

    Oda e Mjekëve të Maqedonisë: Nuk kemi marrë ndonjë njoftim lidhur me vdekjen e foshnjës

    16/12/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Tiranë/ Punëtori humb jetën pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i kompanisë

      Tiranë/ Punëtori humb jetën pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i kompanisë

      14/12/2025
      Pengmarrja e 39-vjeçarit nga Kosova, Gjykata e Vlorës lë në burg Orest Çorapajn dhe Julian Zogajn

      Pengmarrja e 39-vjeçarit nga Kosova, Gjykata e Vlorës lë në burg Orest Çorapajn dhe Julian Zogajn

      14/12/2025
      Berisha: Pranoj kritikat për firmat për Endri Shabanin, por jo largimin e deputetëve nga partia

      Berisha: Pranoj kritikat për firmat për Endri Shabanin, por jo largimin e deputetëve nga partia

      14/12/2025
      Dhurata për fëmijët në pediatri, studentët e Mjekësisë nismë për festat e fundvitit

      Dhurata për fëmijët në pediatri, studentët e Mjekësisë nismë për festat e fundvitit

      14/12/2025
      PZAP certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

      PZAP certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

      13/12/2025
      Protestë në Shkup pro UÇK-së, mijëra njerëz mbështesin thirrjen për të liruar komandantët e akuzuar në Hagë

      Protestë në Shkup pro UÇK-së, mijëra njerëz mbështesin thirrjen për të liruar komandantët e akuzuar në Hagë

      13/12/2025
      Protestë pro UÇK në Shkup, tubimi në mbështetje të ish-komandantëve të luftës që ndodhen në Hagë

      Protestë pro UÇK në Shkup, tubimi në mbështetje të ish-komandantëve të luftës që ndodhen në Hagë

      13/12/2025
      Vuçiç paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë

      Vuçiç paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë

      12/12/2025
      15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut

      15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut

      16/12/2025
      Fillkov: Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për Këshill Gjyqësor

      Fillkov: Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për Këshill Gjyqësor

      16/12/2025
      Oda e Mjekëve të Maqedonisë: Nuk kemi marrë ndonjë njoftim lidhur me vdekjen e foshnjës

      Oda e Mjekëve të Maqedonisë: Nuk kemi marrë ndonjë njoftim lidhur me vdekjen e foshnjës

      16/12/2025
      Pronari i “Durmo Turs” kërkon sërish shtyrje të dënimit me burg

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Stresi gjatë festave, 3 këshilla të arta për të përballuar fundvitin

      Stresi gjatë festave, 3 këshilla të arta për të përballuar fundvitin

      14/12/2025
      Ushqimet që duhet të konsumoni në dimër për një imunitet të fortë

      Ushqimet që duhet të konsumoni në dimër për një imunitet të fortë

      14/12/2025
      Mos prisni janarin: 5 gjërat që duhet të bëni tani për një 2026 më të lumtur dhe të suksesshme

      Mos prisni janarin: 5 gjërat që duhet të bëni tani për një 2026 më të lumtur dhe të suksesshme

      14/12/2025
      Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

      Horoskopi për ditën e sotme, 14 dhjetor 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

      14/12/2025
      Ndjesia e lodhjes, kur është shkak për shqetësim? Ja kur duhet t’i drejtoheni patjetër te një mjek

      Ndjesia e lodhjes, kur është shkak për shqetësim? Ja kur duhet t’i drejtoheni patjetër te një mjek

      13/12/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Showbiz»Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave të rrjeteve sociale
    Showbiz

    Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave të rrjeteve sociale

    29/08/20258 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link

    Në një Shqipëri ku çdo cep i Instagram-it ndriçon me dritat LED të “haulit” të fundit apo me filtrin e një dite “perfekte”, influencuesit kanë marrë një status që dikur u rezervohej vetëm VIP-ave klasikë.

    Me një telefon në dorë dhe një audiencë të ndërtuar mbi një algoritëm, ata janë kthyer në motorë ekonomikë që prodhojnë të ardhura të konsiderueshme, tashmë edhe në objekt vëzhgimi të Administratës Tatimore…

    Në rrjetet sociale shqiptare, çdo mëngjes fillon me një ”story”. Një kafe në dritë të mëngjesit, një “unboxing”, një urim me zë të ëmbël për ndjekësit, një bashkëpunim i koduar si dashuri e sinqertë për një produkt të ri.

    Në sipërfaqe, ky është një ritual modern, një formë komunikimi e përditshme, intime dhe e padëmshme. Por pas këtij rrëfimi minimalist fshihet një realitet financiar shumë më i madh sesa duket: një ekonomi në hije, që funksionon nëpërmjet shikimeve, pëlqimeve dhe një audience që konvertohet në të ardhura të ndjeshme.

    Në Shqipëri, ku shumica e të rinjve janë përdorues aktivë të rrjeteve sociale dhe ku tregu reklamues dixhital është rritur me mbi 25% çdo vit pas pandemisë, fenomeni i influencuesve nuk është më një trend i pakicës, por një pjesë qendrore e mënyrës sesi konsumohet, reklamohet dhe shitet gjithçka, nga kremi për fytyrën te mendimi për veten.

    Dhe po, shitet edhe “mendja”! Dhe megjithatë, për vite me radhë, këto të ardhura nuk janë përfshirë në logjikën fiskale të shtetit, duke krijuar një vakum të rrezikshëm: nga njëra anë kemi qytetarë që fitojnë dhjetëra mijë euro në vit; nga ana tjetër, një shtet që deri dje nuk dinte as ku t’i kërkonte.

    Në njoftimin e disa muajve më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i bazuar në verifikime me bankat, thuhej se mbi 33 milionë euro janë gjeneruar nga individët nëpërmjet platformave dixhitale si Meta, Facebook, YouTube, Google, etj.

    Shifra është zyrtare, por në të vërtetë nuk përfaqëson të gjithë tregun, ajo është vetëm maja e një ajsbergu të të ardhurave të pamatshme, të cilat, për shkak të natyrës së decentralizuar dhe të paformalizuar të sektorit, nuk janë as të dokumentuara, as të kontrolluara.

    Ky realitet po ndryshon. Për herë të parë, individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat sociale janë ftuar të deklarojnë fitimet e tyre në formularin vjetor DIVA 2024.

    E nëse për shumicën e profesionistëve të lirë, kjo datë ishte e pritur dhe e pranuar, për shumë influencues ajo përfaqësonte një dilemë ekzistenciale: të pranojnë se janë biznese dhe të hyjnë në sistem, apo të vijojnë të qëndrojnë në hijen e famës, pa llogari e pa përgjegjësi.

    Aneid Kaloti, themelues i platformës “SHET Industry”, që ndjek nga afër zhvillimet e tregjeve kreative, shprehet se aktualisht, menaxhimi bëhet nga agjenci të mirëfillta, por edhe formalizimi total i tregut është çështje kohe. “Ne jemi dëshmitarë të një realiteti të ri ekonomik që po e sfidon modelin tradicional të sipërmarrjes.

    Kur të ardhurat e një vajze që publikon një video ‘morning routine’ kalojnë të ardhurat e një biznesi të vogël që paguan qiranë, sigurimet dhe taksat, shteti nuk mund të mbyllë më sytë. E njëjta logjikë duhet të vlejë për të gjithë: nëse fiton, kontribuo”, thotë ai.

    Influencuesit janë bërë motorët më të fuqishëm të komunikimit tregtar dhe shpesh edhe kulturor. Ata ndikojnë në vendimet për blerje, në vlerat që promovohen, në mënyrën si të rinjtë e shohin veten, suksesin, trupin, modën dhe identitetin.

    Dhe këtë ndikim e ushtrojnë pa ndonjë mbikëqyrje institucionale, pa trajnime për përgjegjësi sociale, pa etikë të detyrueshme. Ata janë një media alternative me ndikim masiv, por pa strukturë llogaridhënieje.

    Tomi Kallanxhi, themelues i “Big Media Expert”, e artikulon më drejtpërdrejt këtë boshllëk: “Në çdo treg serioz, influencuesit nuk janë thjesht persona me shumë ndjekës, ata janë subjekte tregtare.

    Ata kanë marrëveshje, kontrata, detyrime ligjore. Në Shqipëri, ndodh e kundërta. Fama perceptohet si e mjaftueshme për të justifikuar të ardhura të pamatshme. Kjo ka deformuar mënyrën sesi shihet puna, suksesi dhe përgjegjësia. Ka deformuar edhe tregun e agjencive të marketingut dixhital, jo të gjitha janë të formalizuara”, pohon ai.

    Problemi është se shumë influencues nuk janë thjesht të pandërgjegjshëm; ata funksionojnë në një ekosistem ku informaliteti është normë. Pagesat për bashkëpunime shpesh bëhen “cash” ose përmes platformave të pallogaritura në sistemin tatimor shqiptar.

    Një pjesë e tyre edhe me shkëmbime klering. Asnjë kontratë, asnjë faturë, asnjë deklarim. Po a është influenceri shqiptar shpesh viktimë e një sistemi të ndërtuar për të nxitur fshehjen dhe jo transparencën?

    Në vendet perëndimore, ky është një debat i kaluar. Franca, Italia, Gjermania e kanë përfshirë prej kohësh industrinë dixhitale në sistemin e vet të tatimeve dhe së drejtës së punës.

    Sipas ligjit të ri të 2024 të Bashkimit Europian, influencuesit janë të detyruar të etiketojnë qartë përmbajtjen e sponsorizuar, të deklarojnë partneritetet tregtare dhe të paguajnë kontribute sociale si çdo profesionist tjetër i pavarur. Në Shqipëri, kjo etikë është ende larg, duke qenë një sektor shumë i ri dhe i pastrukturuar.

    Formalizimi i kësaj industrie nuk duhet të fillojë me frikë, por me edukim, thotë për “Monitor”, Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë. Sipas tij, shteti nuk mund të vijë me gjoba pa ofruar më parë mjete për orientim dhe strukturim.

    “Këta individë duhet të kuptojnë si të hapin një NIPT, si të lëshojnë një faturë, si të bëjnë vetëdeklarim online, si të përfshihen në skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

    Në të kundërt, çdo përpjekje për të përfshirë këtë sektor në sistemin tatimor do të dështojë dhe do të kthehet në një betejë kulturore, ku fama përplaset me burokracinë, dhe ku viktimizimi mediatik mbizotëron mbi logjikën fiskale”, thotë z. Xhepa.

    Fitime të majme?

    Aneid Kaloti thekson se pagesa që merr një influencues nuk përcaktohet vetëm nga numri i ndjekësve, por nga një kombinim faktorësh që lidhen me korrektësinë ndaj publikut dhe mënyrën e komunikimit me të.

    Ai nënvizon se ka rëndësi nëse një person është thjesht figurë publike apo ndërvepron realisht me audiencën, duke ndarë momente nga jeta e përditshme, si veshje, gatime, pushime apo evente të ndryshme.

    Këto elemente e bëjnë marrëdhënien me ndjekësit më të afërt dhe më autentike, duke rritur vlerën e influencuesit në sytë e bizneseve.

    Sipas tij, një tjetër tregues i rëndësishëm është analiza e numrave, që përfshin jo vetëm ndjekësit, por edhe nivelin e angazhimit, shikueshmërinë dhe ndikimin real që ka influencuesi në audiencë. Këto matje ndihmojnë markat të kuptojnë nëse investimi në një bashkëpunim është i justifikuar dhe cilat janë përfitimet që mund të marrin në këmbim.

    Z. Kaloti shton se figurat publike, veçanërisht ata që janë të mirënjohur në ekranet mediatike, zakonisht paguhen më shumë.

    Arsyeja, sipas tij, lidhet me imazhin që kanë ndërtuar dhe reputacionin e tyre të konsoliduar, i cili e bën më të lehtë për markat të lidhin produktin ose shërbimin e tyre me një figurë të besueshme dhe të njohur nga një audiencë e gjerë.

    Sipas Tomi Kallanxhit, drejtues i “Big Media Expert”, tregu i influencuesve në Shqipëri ka evoluar dukshëm me kalimin e kohës. Agjencitë aktualisht luajnë rol kyç si urë ndërmjet influencuesve dhe kompanive, duke strukturuar bashkëpunimet dhe duke ndihmuar në profesionalizimin e lidhjeve mes palëve.

    Ai thekson se marketingu dixhital tashmë ka marrë pjesën më të madhe të “tortës” nga ai tradicional, kompanitë janë gjithnjë e më shumë të orientuara drejt këtij modeli. Për këtë arsye, format e bashkëpunimit janë zhvilluar në paketa që përfshijnë story, postime dhe reels në Instagram, dhe pagesat variojnë nga 50 euro për një foto deri në mbi 5 mijë euro për paketë.

    Sipas z. Kallanxhi, pagesat nuk varen nga numri i ndjekësve, por nga reagimet që influencuesi gjeneron, specifikisht nga sa herë postimet u shfaqen ndjekësve në ekran gjatë një muaji.

    Gjithashtu, është thelbësore që produkti të pasqyrojë audiencën e influencuesit; p.sh., një modele nuk është e përshtatshme për reklamimin e produktit për bebe, pasi audiencat duhet të përputhen për të maksimizuar efektivitetin, përfundon ai.

    Pagesat për influencerët në Shqipëri

    Foto e vetme në Instagram

    Shpesh përdoret për promovime të shpejta dhe të drejtpërdrejta të produkteve ose shërbimeve. Çmimi fillon nga 50 euro dhe rritet në varësi të audiencës dhe nivelit të angazhimit.

    Story të sponsorizuar

    Një nga format më popullore, pasi lejon komunikim të shpejtë dhe interaktiv me ndjekësit. Pagesat variojnë zakonisht nga 50 deri në 150 euro për një story, me mundësi shtesë nëse përfshihet edhe link drejt produktit ose një seri storiesh.

    Reels / Video të shkurtra

    Shërbejnë për të treguar produktin në veprim, duke gjeneruar më shumë shikueshmëri organike. Çmimi zakonisht është 100 deri në 500 euro, në varësi të idesë kreative, kohëzgjatjes së videos dhe cilësisë së prodhimit.

    Paketa të plota (postime + reels + story)

    Për fushata të strukturuara marketingu, kompanitë zgjedhin paketa të kombinuara që ofrojnë ekspozim të vazhdueshëm. Këto paketa mund të arrijnë mbi 5 000 euro, sidomos kur përfshihet një figurë publike e njohur ose kur bashkëpunimi zgjat për disa javë.

    Faktorët që ndikojnë në pagesë

    Çmimet nuk varen vetëm nga numri i ndjekësve, por më shumë nga angazhimi real që gjeneron influencuesi (pëlqime, komente, shpërndarje) dhe përputhja e produktit me audiencën e tij. Një audiencë e përfshirë dhe e besueshme është çelësi për një bashkëpunim të suksesshëm./Marrë nga Monitor

    Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave të rrjeteve sociale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Figurat publike i dalin në mbështetje Meriton Mjekiqit pas rrëfimit prekës mbi jetën personale dhe sëmundjen e djalit
    2. Dua Lipa sot feston ditëlindjen, mbush 29 vjet
    showbiz
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Pas deklaratës së Jozit, reagon për herë të parë Loredana

    Pas deklaratës së Jozit, reagon për herë të parë Loredana

    24/07/20251 Min Read
    Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Sot do të ishte 17 vjeç

    Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Sot do të ishte 17 vjeç

    06/10/20241 Min Read
    Noizy dhe DJ i tij lihen në paraburgim, nisin procedurat për ekstradim në Kosovë

    Noizy dhe DJ i tij lihen në paraburgim, nisin procedurat për ekstradim në Kosovë

    08/08/20242 Mins Read
    Kate Middleton publikon një foto të re dhe njofton: Të shtunën rikthehem në publik

    Kate Middleton publikon një foto të re dhe njofton: Të shtunën rikthehem në publik

    14/06/20242 Mins Read
    Aktori i njohur Reshat Arbana i nënshtrohet një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale, e kalon me sukses

    Aktori i njohur Reshat Arbana i nënshtrohet një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale, e kalon me sukses

    30/03/20241 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut Maqedonia

    15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut

    16/12/20252 Mins Read

    Ministria e Financave do t’i paguajë edhe 15 milionë euro shtesë kompanisë “Bechtel dhe Enka”,…

    Fillkov: Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për Këshill Gjyqësor

    Fillkov: Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për Këshill Gjyqësor

    16/12/2025
    Oda e Mjekëve të Maqedonisë: Nuk kemi marrë ndonjë njoftim lidhur me vdekjen e foshnjës

    Oda e Mjekëve të Maqedonisë: Nuk kemi marrë ndonjë njoftim lidhur me vdekjen e foshnjës

    16/12/2025
    Pronari i “Durmo Turs” kërkon sërish shtyrje të dënimit me burg

    Pronari i “Durmo Turs” kërkon sërish shtyrje të dënimit me burg

    16/12/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Stresi gjatë festave, 3 këshilla të arta për të përballuar fundvitin

    Stresi gjatë festave, 3 këshilla të arta për të përballuar fundvitin

    14/12/2025
    Ushqimet që duhet të konsumoni në dimër për një imunitet të fortë

    Ushqimet që duhet të konsumoni në dimër për një imunitet të fortë

    14/12/2025
    Mos prisni janarin: 5 gjërat që duhet të bëni tani për një 2026 më të lumtur dhe të suksesshme

    Mos prisni janarin: 5 gjërat që duhet të bëni tani për një 2026 më të lumtur dhe të suksesshme

    14/12/2025
    Me te lexuara
    15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut

    15 milionë euro shtesë për “Bechtel dhe Enka” nga buxheti i Maqedonisë së Veriut

    16/12/2025
    Fillkov: Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për Këshill Gjyqësor

    Fillkov: Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për Këshill Gjyqësor

    16/12/2025
    Oda e Mjekëve të Maqedonisë: Nuk kemi marrë ndonjë njoftim lidhur me vdekjen e foshnjës

    Oda e Mjekëve të Maqedonisë: Nuk kemi marrë ndonjë njoftim lidhur me vdekjen e foshnjës

    16/12/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.