
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka lënë të hapur mundësinë e largimeve për mesfushorin Yunus Musah dhe sulmuesin anësor Samuel Chukwueze.
“Ata mund të largohen. Është një mundësi, po vlerësojmë zgjidhjen më të mirë për ne”, deklaroi Tare në një konferencë për shtyp.
Musah, 22-vjeçar nga SHBA, regjistroi 30 paraqitje sezonin e kaluar, ndërsa Chukwueze, 26-vjeçari nigerian, realizoi tre gola në 24 ndeshje.
Të dy lojtarët kanë kontrata të vlefshme deri në qershor 2028, por interesimi për ta ka ardhur nga klube të Ligës Premier dhe Bundesligës.
Milani synon të ruajë ekuilibrin e skuadrës dhe po shqyrton opsionet e mundshme për t’i optimizuar radhët e saj.
Igli Tare konfirmon se dy yje mund të largohen nga Milani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.