
E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani duket gjithnjë e më afër Bolognas.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, palët janë në bisedime të avancuara dhe aktualisht po negociojnë kushtet përfundimtare të kontratës personale të futbollistit.
Romano thekson se “negociatat janë duke vazhduar mes kampit të Kristjan Asllanit dhe Bolognas për kushtet e kontratës. Detajet e marrëveshjes janë në diskutim, por optimizmi mbetet i lartë tek klubi italian, i cili beson se transferimi do të finalizohet shumë shpejt.”
Detajet financiare të marrëveshjes
Interi, që zotëron kartonin e lojtarit, pritet të përfitojë 10 milionë euro nga ky transferim. Një element i rëndësishëm i marrëveshjes është edhe klauzola e përfshirë nga zikaltërit: në rast të një transferimi të ardhshëm të Asllanit nga Bologna te një tjetër skuadër, Interi do të përfitojë 40% të shumës së shitjes.s
Ky detaj tregon se klubi nga Milano ende e sheh me potencial mesfushorin shqiptar, duke ruajtur kështu një interes të drejtpërdrejtë për të ardhmen e tij në futbollin italian dhe europian.
Negociatat për pagën e Kristjan Asllanit drejt fundit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.