
Dukagjin Lipa, babai i superyllit botëror Dua Lipa ka ndarë së fundmi disa detaje në lidhje me stilin e jetesës së vajzës së tij.
Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, Lipa tha se Dua është shumë e disciplinuar para koncerteve.
Ai zbuloi se para koncerteve, ylli i muzikës pop nuk pi as cigare e as alkool.
“Nuk konsumon alkool, as cigare para koncertit. Kur është në pushim, e lejon veten të relaksohet pak më shumë, si çdo njeri tjetër,” u shpreh ai.
Dukagjin Lipa theksoi se suksesi i saj nuk është rastësi, por rezultat i përkushtimit dhe balancës së qëndrueshme që ka ndërtuar mes punës dhe jetës personale.
Dukagjin Lipa: Dua para koncerteve nuk pi cigare e as alkool / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.