Close Menu
    What's Hot
    VLEN: Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

    18/06/2026
    Mucunski: BE mbetet qëllimi ynë i pandryshuar

    MPB: Gjatë 24 orëve, tetë denoncime për dhunë në familje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

      17/06/2026
      Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7 persona, procedohen penalisht 27 të tjerë

      PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

      Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë të parë kemi një kuadër për regjistrimin dhe trajtimin e të huajve

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      VLEN: Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

      VLEN: Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

      18/06/2026
      Mucunski: BE mbetet qëllimi ynë i pandryshuar

      Mucunski: BE mbetet qëllimi ynë i pandryshuar

      18/06/2026
      MPB: Gjatë 24 orëve, tetë denoncime për dhunë në familje

      MPB: Gjatë 24 orëve, tetë denoncime për dhunë në familje

      18/06/2026
      Qamili: Vendimi i vitit 2007 për emrat e rrugëve ishte gjysmak, tani po e zgjidhim sipas ligjit

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

      17/06/2026
      Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

      “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      Shenjat e Horoskopit që do të kenë një sezon të bekuar

      16/06/2026
      Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Kosova»Tensionet në veri, masat ndëshkuese të BE shkaktojnë dëme ekonomike në Kosovë dhe prishin imazhin e vendit
    Kosova

    Tensionet në veri, masat ndëshkuese të BE shkaktojnë dëme ekonomike në Kosovë dhe prishin imazhin e vendit

    28/01/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Tensionet në veri, masat ndëshkuese të BE shkaktojnë dëme ekonomike në Kosovë dhe prishin imazhin e vendit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Tensionet në veri, masat ndëshkuese të BE shkaktojnë dëme ekonomike në Kosovë dhe prishin imazhin e vendit

    Të vendosura shtatë muaj më parë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian sipas njohësve të çështjeve politike dhe ekonomike, tashmë kanë shkaktuar mjaft dëme në ekonominë dhe imazhin e vendit.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha për Zërin e Amerikës se afër 300 milionë euro është vlera e projekteve të pezulluara që duhej të financoheshin nga Bashkimi Evropian.

    “Të gjitha këto projekte kanë qenë të parapara të implemetohen si projekte kapitale që kishin me shku drejtpërdrejt në të mirë të zhvillimit ekonomik por edhe të ngritjes së një mirëqenie sociale për qytetarët e Kosovës. E dyta është pamundësia e Kosovës ose moslejimit të Kosovës që të përfitojë prej fondeve të ndryshme të Bashkimit Evropian siç ishte fondi për digjitalizim ku të gjitha e vendet e rajonit morën pjesë kurse Kosova u përjashtua për shkak të masave të cilat i ka në fuqi”, tha zoti Rafuna.

    Zoti Rafuna thotë se përveç dëmeve ekonomike, masat ndëshkuese kanë transmetuar një mesazh jo të mirë te investitorët e huaj.

    Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha Stublla thotë se vazhdimi i mëtejshëm i masave do të ndikojë në perceptimin e vendeve tjera për Kosovën.

    “Mundet me u konsideru që pala jokonstruktive dhe e pabindur në këtë proces është Kosova edhe jo shumë vendeve normale ju vendosen masa nga BE-ja që na fut edhe neve në një grup me vende të cilat kanë bërë shkelje të mëdha ose kanë pasur qasje shumë joevropiane”, tha zonja Loxha Stublla.

    Masat ndëshkuese pasuan dërgimin e kryetarëve të komunave veriore në zyrat e tyre me forca policore, mes protestave të grupeve të qytearëve serbë që bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar.

    Bashkimi Evropian ka kërkuar uljen e tensioneve në veri të vendit përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, në mënyrë që të pezullohen masat.

    Që nga ajo kohë, qeveria thënë se ka ulur numrin e zyrtarëve policor në afërsi të ndërtesave komunale, ka hartuar një dokument që i mundëson përmes një peticioni shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në veri e që kundërshtohen nga serbët.

    Udhëheqësit e Kosovës po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të hiqen masat ndëshkuese meqë siç thuhet janë përmbushur kërkesat evropiane, ndërsa po kërkojnë që rruga e integrimeve evropiane të mos kushtëzohet me dialogun me Serbinë.

    “Është një qëndrim i vendosur që masat të hiqen sa më shpejt që është e mundur, por më e rëndësishmja duhet të jetë që procesi i dialogut duhet të ndahet nga procesi integrues i Kosovës në Bashkimi Evropian në mënyrë që ne si vend të përqendrohemi në avancimin e aspiratës për integrim”, tha zëvendëkryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

    Zëri i Amerikës i kërkoi zëdhënësit të Bashkimit Evropian Peter Stano një koment për kërkesat e Prishtinës, por deri në përgatitjen e këtj materiali nuk mori përgjigje. Në një deklaratë me herët gjatë këtij muaji zoti Stano tha se zyrtarët evropianë po e vëzhgojmë situatën me shumë vëmendje.

    “Ne po punojmë gjithashtu me partnerët për t’i ndihmuar ata të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të shtensionuar situarën, për të trajtuar problemet që kontribuuan në krizën e fundit dhe kur të jenë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm pozitivë, BE-ja do të rishqyrtojë masat e vendosura kundër Kosovës dhe t’i heqë ato”, tha zëdhënësi Stano.

    Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha Stublla thotë se Kosova tashmë ka dëshmuar se po i trajton me seriozitet kërkesat evropiane.

    “Për ne është shumë e rëndësishme që heqja e masave të ndodh para se të fillojë procesi zgjedhor në Bashkimin Evropian sepse ndryshe do të rrezikonim që të mbetën masat në fuqi deri sa të përfundojë procesi dhe gjithashtu e tregon një lloj përmirësimi të qasjes së Bashkimi Evropian në qoftë se ndërmerr hapa pozitiv në këtë drejtim dhe tregon se është duke i trajtu palët në një qasje më të barabartë ose të balancuar”, tha zonja Loxha Stublla.

    Zoti Rafuna thotë ndërkaq se autoritetet në Kosovë duhet të punojnë ngushtë me autoritete evropiane për heqjen e masave ndëshkuese.

    “Kërkesa jonë gjithmonë ka qenë për institucionet qendrore këtë rast për qeverinë e Kosovës por edhe parlamentin si mbikëqyrës i qeverisë që sa më shpejt t’i plotësojnë kushtet që të hiqen këto masa sepse nuk i meriton Kosova që t’i ketë. Janë masa që ndikojnë në ngritje të zhvillimit ekonomik dhe në ngritje të mirëqenies sociale që në fund të fundit janë qytetarët e Kosovës që i vërejnë pasojat e këtyre masave”, tha zoti Rafuna.

    Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian parashohin “pezullimin e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimin e financimit të programeve të Bashkimit Evropian, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor, si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike përveç atyre që lidhen me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë./voa

    Lexo edhe:

    1. Cameron para deputetëve britanikë: Terroristët serbë do të sulmonin Kosovën, ishin të pajisur me armë të rënda
    2. Dhunuan brutalisht shqiptarët në Malin e Zi, autorët akuzohen vetëm për plagosje të lehtë, si nisi konflikti
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Ushqimi që duhet t’i evitojnë personat me tension të lartë të gjakut

    28/08/20242 Mins Read
    Xhaferi: Rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së, nuk lidhet me raportet Kosovë-Serbi

    07/03/20242 Mins Read
    PE emëron raportuesin për heqjen e vizave për serbët e Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia

    06/03/20242 Mins Read
    Takimi i liderëve të rajonit në Shkup, O’Brien: SHBA mbështet planin e BE-së, qytetarët do t’i ndiejnë leverditë

    22/01/20242 Mins Read
    Hovenier: Përmbyllja e dialogut, me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë

    29/12/20232 Mins Read
    Top Posts
    VLEN: Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

    VLEN: Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

    18/06/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    VLEN: Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian Maqedonia

    VLEN: Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

    18/06/20262 Mins Read

    Nga VLEN thonë se debati i zhvilluar në Parlamentin Evropian mbi Raportin për Maqedoninë e…

    Mucunski: BE mbetet qëllimi ynë i pandryshuar

    Mucunski: BE mbetet qëllimi ynë i pandryshuar

    18/06/2026
    MPB: Gjatë 24 orëve, tetë denoncime për dhunë në familje

    MPB: Gjatë 24 orëve, tetë denoncime për dhunë në familje

    18/06/2026
    Qamili: Vendimi i vitit 2007 për emrat e rrugëve ishte gjysmak, tani po e zgjidhim sipas ligjit

    Qamili: Vendimi i vitit 2007 për emrat e rrugëve ishte gjysmak, tani po e zgjidhim sipas ligjit

    18/06/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por nuk zëvendëson frutat

    17/06/2026
    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat?

    17/06/2026
    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Besoji intuitës”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    17/06/2026
    Me te lexuara
    VLEN: Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

    VLEN: Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

    18/06/2026
    Mucunski: BE mbetet qëllimi ynë i pandryshuar

    Mucunski: BE mbetet qëllimi ynë i pandryshuar

    18/06/2026
    MPB: Gjatë 24 orëve, tetë denoncime për dhunë në familje

    MPB: Gjatë 24 orëve, tetë denoncime për dhunë në familje

    18/06/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.