Close Menu
    What's Hot

    Filluan punimet për ndërtimin dhe rikonstruimin e gjashtë terreneve sportive në Gostivar

    18/09/2025
    Zjarri në Trubarevë, Prokuroria: Padi penale kundër katër personave dhe një kompanie

    Zjarri në Trubarevë, Prokuroria: Padi penale kundër katër personave dhe një kompanie

    18/09/2025
    BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it, në Butel mbetet vetëm një kandidat shqiptar për zgjedhjet lokale

    BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it, në Butel mbetet vetëm një kandidat shqiptar për zgjedhjet lokale

    18/09/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      08/08/2025
      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      08/08/2025
      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      08/08/2025
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025

      Filluan punimet për ndërtimin dhe rikonstruimin e gjashtë terreneve sportive në Gostivar

      18/09/2025
      Zjarri në Trubarevë, Prokuroria: Padi penale kundër katër personave dhe një kompanie

      Zjarri në Trubarevë, Prokuroria: Padi penale kundër katër personave dhe një kompanie

      18/09/2025
      BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it, në Butel mbetet vetëm një kandidat shqiptar për zgjedhjet lokale

      BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it, në Butel mbetet vetëm një kandidat shqiptar për zgjedhjet lokale

      18/09/2025

      Në Shkup u protestua kundër dhunës dhe vrasjes së grave

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      07/08/2025
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Replikë me Enver Hasanin
    Opinion

    Replikë me Enver Hasanin

    03/08/202510 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Replikë me Enver Hasanin
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Replikë me Enver Hasanin

    I dashur Enver,

    E lexova me shumë kujdes shkrimin tënd të fundit “Gjendja jokushtetuese”, të publikuar te Gazeta Express. Nuk do shumë mend për ta kuptuar që kunjat e tu simpatik i kishe për mua. Dhe tani, i frymëzuar nga shkrimi yt, me ndihmën e “inteligjencës artificiale”, që tashmë të njeh ty si një nga mendjet më të ndritura të mendimit juridik, me shumë drojë mezi po guxoj të të përgjigjem.

    Nejse, ironia e cinizmi mua nuk më shkojnë. Nuk i kam pjesë të karakterit dhe as që dua t’i kem. Fillimisht dua ta theksoj që e konsideroj nder dhe privilegj jetësor faktin që të dy, për gjashtë vite, kemi shërbyer në Gjykatën Kushtetuese, ti si Kryetar e unë si nënkryetar i yti. Bisedat me ty, përfshirë edhe konsideratën dhe mirëkuptimin për shpërthimet e tua jo çdo herë racionale, i kujtoj me shumë mall.

    Për gjashtë vite, sa ishim bashkë në Gjykatën Kushtetuese, kam treguar vetëm mirëkuptim për ty si intelektual dhe respekt për detyrën tënde si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Duke u nisur nga fakti që jam i vetmi koleg i yti nga Gjykata Kushtetuese i cili akoma flet me ty, sepse me të tjerët e ke mbyllur dhunshëm çdo raport profesional e njerëzor, besoj kjo ma jep të drejtën t’i them dy fjalë për tezat e tua juridike, e që, deshëm apo nuk deshëm, na çojnë te vendimet e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese i ka marr derisa ti ishe Kryetar.

    Për rikujtim, për dallim nga ti, unë isha pjesë e komisionit për hartimin e Kushtetutës. Gjatë leximit të letrës sime, nëse nuk të pëlqejnë ato që kam shkruar, përkujtoja vetes këtë fakt.

    I dashur Enver,

    Ti je fajtori kryesor pse Republika e Kosovës sot duhet të funksionojë në këtë paqartësi të paprecedentë juridike, që jo pak herë rrëshqet deri në kufijtë e absurdit juridik. Avdullah Hoti ka shumë të drejtë në konstatimin e tij që Aktgjykimi i vitit 2014 është fillimi i agonisë kushtetuese për sa i përket konstituimit dhe funksionimit të Kuvendit të Kosovës. Ai aktgjykim ishte një vendim i tëri i shtyrë me gjoks nga ti, nëpërmjet energjisë tënde të jashtëzakonshme bullizuese dhe imponuese.

    Edhe tani, pasi më nuk je pjesë e Gjykatës, në përpjekje të interpretosh kushtetutën (lexo: ta imponosh vullnetin tënd) ti vazhdimisht insiston në përfshirjen e faktorëve jashtë kushtetutës, si njëfarë mekanizmi për ta interpretuar kushtetutën. Tani ti je vetëm një qytetar i lirë dhe mund të flasësh e të shkruash çfarë të duash, por, nga pozicioni i Kryetarit të Gjykatës, me këto insistime e imponime ti i ke bërë dëme të mëdha Republikës sonë.

    I dashur Enver,

    Bota e vetme juridike e një kushtetute është vetë kushtetuta. Nëse diçka nuk është pjesë e kushtetutës kjo nënkupton që hartuesit e kushtetutës nuk kanë dashur që ajo të jetë aty. Është kaq e thjeshtë. Dhe ti e di shumë mirë që këtë fakt esencial, studentët e juridikut e mësojnë që në vit të parë të studimeve.

    Insistimi yt në përfshirjen e këtyre faktorëve nga bota jashtë kushtetutës sonë, si dhe imponimi yt që po të njëjtat të përfshiheshin në vendimmarrje, kanë rezultuar në këtë përçudnim juridik me të cilin po përballemi. Do të ndalem vetëm te dy Aktgjykime, sepse i konsideroj si ndërhyrjet më të vrazhda në kushtetutë.

    Aktgjykimi nr. KO 29/11, i datës 30 mars 2011 – ku është shqyrtuar kushtetutshmëria e zgjedhjes së zotëri Behgjet Pacolli si President i Republikës së Kosovës – dhe Aktgjykimi nr. KO 119/14, i datës 24 Gusht 2014 – ku është shqyrtuar kushtetutshmëria e zgjedhjes së zotëri Isa Mustafa si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës – e kanë shtrembëruar tërësisht vullnetin e hartuesve të kushtetutës. Si rrjedhojë e këtij shtrembërimi paralel me Kushtetutën e hartuar nga komisioni i udhëhequr nga Profesor Hajredin Kuçi, ekziston edhe monstrumi kushtetues që e ke krijuar ti me këto dy aktgjykime. Po, ta them edhe më qartë, ti ke krijuar kushtetutë paralele që dhunshëm ekziston krahas asaj për të cilën kanë votuar përfaqësuesit e popullit. Pra, gjendja e vetme jo kushtetuese është gjendja që e ke imponuar ti.

    Kapitulli 4 (Kuvendi), kapitulli 5 (Qeveria) dhe kapitulli 6 (Presidenti) janë produkt i nën komisionit të veçantë, të ngarkuar me hartimin e këtyre kapitujve, i udhëhequr nga Profesor Arsim Bajrami, një veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare si dhe një mendje e ndritur e mendimit juridik. Norma kushtetuese e hartuar nga ky nën komision është e thjeshtë dhe e vetëkuptueshme, si dhe bazohet në sensus communis (ja duke të kopjuar ty edhe unë e përdora një fjalë latine) dhe në praktikat e rëndomta parlamentare në vendet demokratike.

    Kudo në botë, Kryetari i Kuvendit nënkupton deputetin që, në mënyrë të lirë, pa detyrime e shtrëngime, e përfaqëson së paku shumicën e thjeshtë të të gjithë deputetëve të zgjedhur. Kaq ka ai muhabet. Deputetët janë të zgjedhurit e popullit dhe kanë të drejtën e plotë që vetë ta zgjedhin deputetin që do t’i udhëheqë si Kryetar, dhe jo ky person t’u imponohet nga Gjykata Kushtetuese.

    Ajo çfarë ke bërë ti është që e ke përdorur rregulloren e Kuvendit, si një akt më i ulët ligjor, për ta interpretuar kushtetutën. Pastaj, për ta interpretuar kushtetutën, ke përdorur edhe elemente të procedurave administrative që në hierarkinë e normave qëndrojnë fare në fund. Pra, duke dashur që ta legjitimosh shmangien tënde nga sensus communis e ke shpikur realitetin juridik jashtë kushtetutës dhe me të e ke dhunuar vetë kushtetutën. Shembujt nga kushtetutat tjera janë interesante për studime teorike, por jo për vendime të Gjykatës Kushtetuese, thjesht sepse secila Gjykatë interpreton kushtetutën e vet dhe jo të një shteti tjetër.

    E mbaj mend një intervistë tënde ku me mburrje deklaroje që me vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit e ke parandaluar që Kryetari i Kuvendit të zgjidhet me marrëveshje kafenesh. I dalldisur nga krekosja, ti nuk ishte i vetëdijshëm as çfarë ishe duke thënë.

    Të negociuarit politik nuk është akt juridik. Deputetët, si krijesa politike që janë, e kanë të gjithë të drejtën e botës që marrëveshjet mes vete t’i bëjnë ku të duan: në sallë të Kuvendit, në korridor, në bufe të Kuvendit, te shkallët e Teatrit në shesh, te një apartament i marr me qira, në majë të Qyqavicës apo duke skijuar në Brezovicë. Gjykata Kushtetuese nuk duhet, nuk guxon dhe nuk ka çka të përzihet në atë proces.

    Grupet e caktuara parlamentare nuk janë trupa fikse dhe të përhershme. Një legjislaturë mund të nisë me pesë grupe parlamentare dhe në fund të përmbyllë aktivitetin me dy. Nuk është punë e Gjykatës Kushtetuese të ndërhyjë në këtë proces, përfshirë edhe në seancën konstituive. Deputeti i nënshtrohet vetëm ndërgjegjes së vet, kjo është një normë e qartë kushtetuese. Pra, që nga momenti i certifikimit të mandatit, kur edhe zyrtarisht fillon mandati i tyre, deputetët janë të lirë, por edhe të detyruar, të veprojnë vetëm ashtu siç u thotë ndërgjegjja e vet. Duke e kufizuar lirinë e deputetit që të përcaktohet vetë se cilit grup parlamentar do t’i takojë, ti e ke zhvlerësuar nenin 70 të kushtetutës.

    Të ta thjeshtëzoj. Pra, bëhen bashkë disa deputetë që, për nga numri rezulton të jetë më i madhi, dhe e propozon Kryetarin e Kuvendit. Ky bashkim i vullneteve të ndryshme politike, në një grup të vetëm, pos që e ka fuqinë të zgjedhë Kryetarin e Kuvendit, e ka fuqinë ta zgjedhë edhe Qeverinë, si hapi i dytë më i rëndësishëm. Këto dy procese, zgjedhja e Kryetarit dhe e Qeverisë, janë komplementare, sepse kështu minimizohen përplasjet e panevojshme në mes të Kuvendit dhe Qeverisë. Nuk po shpiki raketa këtu i dashur Enver, është sensus communis.

    Vendimi yt e ka bastarduar procesin zgjedhor në një garë kush do ta ketë vetëm një deputet më shumë, dhe jo kush do të mund të krijojë shumicë efektive e funksionale në Kuvend. Ti, i dashur Enver, e ke përmbysur logjikën e rendit demokratik, që e kanë synuar hartuesit e kushtetutës, dhe në vend të kësaj ke vendosur një rend alternativ që i nënshtrohet qejfeve të Babës, prandaj edhe ekzaltohesh kur krekosesh për këtë.

    Tani dy fjalë edhe për vendimin e vitit 2011, një tjetër katrahurë e jotja, ku fatkeqësisht isha pjesë edhe vetë. Nuk ka ditë që nuk pendohem për votën time PRO si përgjigje ndaj insistimit tënd për një interpretim të caktuar.

    Neni 87 është shkruar me logjikën që, brenda asaj që është e lejueshme me sjellje e logjikë demokratike, ta parandalojë shkuarjen e panevojshme në zgjedhje. Duke u nisur nga parimi që Presidenti përfaqëson diçka mbi partitë politike është vlerësuar e preferueshme që Presidenti i Republikës të zgjidhet me dy të tretat e të gjithë deputetëve, pra si produkt i një konsensusi të gjerë. Por, të vetëdijshëm që ky konsensus mund të mos arrihej, hartuesit e kanë futur edhe mundësinë që Presidenti, në raundin e tretë, të zgjidhet me minimalisht 61 vota, pra me shumicë të thjeshtë të të gjithë deputetëve të zgjedhur.

    Çfarë ke bërë ti? Thjesht ke shpikur gjëra, vetëm e vetëm që ta anuloje zgjedhjen e Behgjet Pacollit si President i Republikës, sepse e urreje dhe doje ta poshtëroje. Por kjo nuk është e gjitha. Ata që të njohin mirë do të më kuptojnë drejt kur e them që ti e ke bërë këtë sepse ke dashur t’i tregosh Hashim Thaçit që pa vulën tënde nuk mund të bëhet asgjë.

    Nuk ka ndonjë mesele tjetër në këtë mes. Për ta kamufluar grusht shtetin tënd e ke shpikur kuorumin prej 80 deputetësh për zgjedhjen e Presidentit. Të ta përsëris, është thjesht shpikje e jotja. Sikur ne hartuesit të kishim dashur kuorum prej 80 deputetësh do ta kishim shkruar vetë.

    Kushtetuta duhet interpretuar në formën që e mundëson funksionimin sa më të lehtë të institucioneve dhe jo në formën që i paralizon ato. Këtë e di secili jurist që merret me çështje kushtetuese, flas për vendet demokratike. Por kjo nuk vlen për ty.

    Ti je ithtar i paralizës institucionale, një amullie të pafund ku të gjithë do të lodheshin dhe ashtu të sfilitur do të detyroheshin të paraqiten te Baba për të kërkuar mend e ndihmë. Ky je ti. Ata që të njohin mirë do të më japin të drejtë në pohimin që ti gjen kënaqësi në krijimin e katrahurave të tilla që prodhojnë bllokada dhe testojnë limitet e durimit politik. Mund të vë bast që ti e ëndërron skenarin ku Albin Kurti detyrohet të vijë te ti që pastaj ti ta nxjerrësh nga situata.

    Derisa ishe në Gjykatë Kushtetuese këtë e kë bërë sepse ëndërroje që, nëpërmjet një grusht shteti të heshtur, do të instaloheshe President i Republikës, ndërkaq tani kushedi se çfarë gjëje ke në mendje. Gjithsesi, si qytetar i lirë ke të drejtë të aspirosh çfarë të duash, dhe aty nuk të përzihet kush dot.

    Në fund dua të them që, në pamundësi të rishkrimit të kushtetutës, ishte momenti i fundit që dikush t’i vendoste një kufi dëmit që ti i ke bërë rendit kushtetues. Përbërja aktuale e Gjykatës Kushtetuese, duke e vendosur afatin 30 ditor për konstituimin e Kuvendit, e ka bërë pikërisht këtë, dhe duke e bërë këtë ka demonstruar guxim dhe nivel të lartë të ndjenjës së detyrës ndaj Republikës.

    Çmenduria, kaosi e papërgjegjësia duhet ta ketë një kufi. Dështimi për ta konstituar Kuvendin, brenda afatit kushtetues, nënkupton kthimin e mandatit te sovrani. Do të jetë sovrani, qytetarët e lirë të kësaj Republike, që me votën e tyre do t’i disiplinojnë partitë politike dhe t’i detyrojnë ato që ta kthejnë rendin demokratik në binarë. Dhe me kohën, deri në hartimin e një kushtetute të re, do të zbehet edhe dëmi i kushtetutës tënde paralele.
    Nuk e di nëse të tjerët do të kenë dëshirë e guxim të shprehen e të flasin, por unë nuk ndikohem nga ajo gjë. I fuqizuar me CHAT GPT dhe të tjera të ngjashme, ndihem komod për çfarëdo debati.

    Të uroj shëndet dhe e pres me shumë kënaqësi kundër reagimin tënd.

    Replikë me Enver Hasanin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Ushtria gjermane do të vazhdojë prezencën në Kosovë dhe Bosnje edhe në të ardhmen
    2. Të rinjtë po braktisin demokracinë për diktatorët
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Një opozitë e zgjuar apo një qeveri e brishtë?

    Një opozitë e zgjuar apo një qeveri e brishtë?

    10/02/20255 Mins Read

    Një analizë e gjatë rreth prishjes së raporteve Prishtinë-Washington

    04/02/20257 Mins Read
    Çfarë duhet bërë për ta qetësuar Amerikën?

    Çfarë duhet bërë për ta qetësuar Amerikën?

    18/07/20244 Mins Read
    A i fitoi Trumpi zgjedhjet?

    A i fitoi Trumpi zgjedhjet?

    17/07/20245 Mins Read
    Në vend që të nxisin rritjen, për 25 vitet e fundit, politikanët e Kosovës kanë shtuar pasuri

    Në vend që të nxisin rritjen, për 25 vitet e fundit, politikanët e Kosovës kanë shtuar pasuri

    13/06/20244 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni

    Filluan punimet për ndërtimin dhe rikonstruimin e gjashtë terreneve sportive në Gostivar

    18/09/20252 Mins Read

    Komuna e Gostivarit ka filluar punimet për rikonstruksionin dhe ndërtimin e gjashtë terreneve sportive nga…

    Zjarri në Trubarevë, Prokuroria: Padi penale kundër katër personave dhe një kompanie

    Zjarri në Trubarevë, Prokuroria: Padi penale kundër katër personave dhe një kompanie

    18/09/2025
    BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it, në Butel mbetet vetëm një kandidat shqiptar për zgjedhjet lokale

    BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it, në Butel mbetet vetëm një kandidat shqiptar për zgjedhjet lokale

    18/09/2025

    Në Shkup u protestua kundër dhunës dhe vrasjes së grave

    18/09/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    30/08/2025
    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    30/08/2025
    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    30/08/2025
    Me te lexuara

    Filluan punimet për ndërtimin dhe rikonstruimin e gjashtë terreneve sportive në Gostivar

    18/09/2025
    Zjarri në Trubarevë, Prokuroria: Padi penale kundër katër personave dhe një kompanie

    Zjarri në Trubarevë, Prokuroria: Padi penale kundër katër personave dhe një kompanie

    18/09/2025
    BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it, në Butel mbetet vetëm një kandidat shqiptar për zgjedhjet lokale

    BDI: Dështoi tentimi për falsifikim i VLEN-it, në Butel mbetet vetëm një kandidat shqiptar për zgjedhjet lokale

    18/09/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.