
BDI përmes një kominikate për media ka njoftuar se pret nominim të kandidaturave në shtatë komuna nga ASH e Selës dhe ASH e Taravarit.
“Në ditët në vijim, pas përfundimit të procesit të brendshëm partiak dhe me partnerët e koalicionit, do të konfirmohen edhe kandidatët tjerë për komunat e mbetura.
Gjithashtu, njoftojmë opinionin se nga Aleanca për Shqiptarët, të Ziadin Sela, presim propozime për kandidatë për kryetarë në komunat Strugë, Haraçinë dhe Dibër, ndërsa nga Arben Taravari, presim propozime për Gostivarin, Vrapçishtin, Tearcën dhe Sarajin.
BDI mbetet e përkushtuar ndaj një procesi zgjedhor të ndershëm, gjithëpërfshirës dhe me oferta të fuqishme programore për qytetarët në të gjitha komunat”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Nga atje shtojnë se qytetarët si në referendum do të shënojnë fitoren e radhës në këto zgjedhje lokale./Telegrafi/
BDI: Taravari dhe Sela të propozojnë kandidat për komunat Gostivar, Strugë, Dibër appeared first on Telegrafi.