Close Menu
    What's Hot
    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    01/02/2026
    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    01/02/2026
    Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    01/02/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      28/01/2026
      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      28/01/2026
      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      28/01/2026
      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      28/01/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      26/01/2026
      Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

      Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

      01/02/2026
      OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

      OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

      01/02/2026
      Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

      Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

      01/02/2026
      Trendailov: LSM nuk ka ngjyrosje politike, qeveria të pranojë rritjen e pagave

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      28/01/2026
      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      28/01/2026
      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      28/01/2026
      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      28/01/2026
      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      28/01/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Dossier»“Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
    Dossier

    “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

    18/07/20256 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

    Adolf Hitleri është gjallë. Të paktën në internet. Kushdo që kërkon fjalën “Hitler” në platformën X të miliarderit të teknologjisë Elon Musk do të hasë në çdo moment postime të bëra vetëm para disa sekondash. Interneti është plot me Hitlerin: fotografi të Hitlerit, meme të Hitlerit, kryqe të thyer, slogane “Heil Hitler”.

    Antisemitët, racistët, ideologët e konspiracionit, antidemokratët dhe mbështetësit e Hitlerit po e përhapin helmin e tyre ideologjik kudo. Në Gjermani, në Evropë, në SHBA, në Amerikën Latine, në Lindjen e Mesme, në Indi.

    Botim historik i librit të Hitlerit “Mein Kampf” që ruhet në Qendrën e Dokumentacionit të Nurembergut

    Diktatori gjerman ka vdekur para 80 vjetësh, por me vrasësin Adolf Hitler vazhdon të bëhet biznes i mirë edhe sot e kësaj dite. Dyqanet e bukinistëve në mbarë botën fitojnë para me botimet e vjetra të broshurës së Hitlerit “Mein Kampf”. Një botim në gjermanisht kushton rreth 250 euro, versioni spanjisht “Mi Lucha” kushton mbi 300 euro, dhe botimi në anglisht “My Struggle” kushton rreth 600 dollarë në portalet përkatëse online. Këtë libër e gjen për pak para edhe në tregjet egjiptiane dhe portalet indiane online.

    Antisemitizëm brutal dhe përbuzje për demokracinë

    Libri konsiderohet sot si manifest në të cilin Adolf Hitleri shpalosi botëkuptimin e tij fanatik, antisemitizmin e tij brutal dhe përbuzjen e tij për demokracinë dhe diversitetin shoqëror – tetë vjet para se të vinte në pushtet në vitin 1933. Në “Mein Kampf” ai i quan gjermanët si racë superiore dhe mbizotëruese. Dhe shumë kohë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore ai ëndërronte një “gjermanizim” të Evropës Lindore dhe dëbimin e dhunshëm të miliona njerëzve.

    “Motivi i luftës shpaloset që në titull – aty në fakt del në pah i gjithë racizmi”, shpjegon historiani austriak Othmar Plöckinger në një intervistë me DW. “Kjo do të thotë që më i forti fiton, dhe raca më e fortë triumfon. Por edhe në luftën individuale për pozita dhe ofiqe, fiton ai që ka vullnetin më të fortë, ai me shpirtin më të pamëshirshëm, ai që i përket, në kuptimin më të gjerë, racës më të mirë ose ka aftësi më të mira.”

    Kopertina e librit - Beteja për Gjermaninë 1933
    Shkrim progandistik “Beteja për Gjermaninë 1933”

    Botimi i librit më 18 korrik 1925 nuk bëri ndonjë bujë. Hitleri ishte një puçist i dështuar që sapo kishte kaluar më shumë se një vit në burg për tradhti të lartë. Lëvizja e tij nacional-socialiste ishte e vogël dhe nuk kishte ndikim të madh politik në Gjermani dhe Austri. Hitleri gjendej përpara dështimit politik.

    Dhe asokohe në tregun e librave kishte shumë shkrime polemike me përmbajtje nacionaliste dhe kujtime burgu. Po ashtu libri i Hitlerit nuk ishte as shumë origjinal – përmbajtja e tij ishte një zhgënjim madje edhe për shumë nga ndjekësit e tij, shpjegon Othmar Plöckinger: “Në gazetën “Deutsche Zeitung” ka një fjali të famshme e cila e zemëroi shumë Hitlerin: ‘Ne kemi luftuar një luftë mbrojtëse nacionaliste për 40 vjet, dhe tani një puçist i ri (Hitleri) vjen dhe do të na shpjegojë se çfarë do të thotë mendim politik!” Megjithatë libri u bë bestseller dhe sukses financiar për Hitlerin.

    Paralajmërim i katastrofës

    E veçanta e veprës së Hitlerit është se, ndryshe nga diktatorët e tjerë, ai i zbulon qëllimet e tij në “Mein Kampf”. Ai nuk i fsheh fantazitë e tij të dhunshme. Në analizën e tyre historianët thonë: “Ai e shpall me vendosmëri luftën: një luftë e ardhshme do të jetë një luftë për ekzistencë në të cilën të gjitha konsideratat e njerëzimit dhe të estetikës do të shemben dhe do të kthehen në hiç.” Tirania nën Adolf Hitlerin ishte pra një sundim me paralajmërim.

    Gjermani Bayreuth 1939 | Hitleri duke inspektuar planet për ristrukturimin e qytetit me Wieland Wagner dhe zyrtarë nazistë.Hitleri duke inspektuar planet për ristrukturimin e qytet Bayreuth me Wieland Wagner dhe zyrtarë nazistë.

    Me vetëvrasjen e Hitlerit më 30 prill 1945 dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore tetë ditë më vonë sistemi i tij i sundimit u shemb. Prej asaj kohe gjermanët janë zotuar: “Kurrë më!”

    A vlen ende sot shprehja “Kurrë më”?

    “Pavarësisht deklaratave ‘Kurrë më’ pas vitit 1945, antisemitizmi po e tregon përsëri fytyrën e tij të shëmtuar”, thotë historiania britanike Lisa Pine në një intervistë me DW. Ajo jep mësim në Institutin e Kërkimeve Historike në Universitetin e Londrës. “Dhe gjuha e helmuar sot të kujton në mënyrë të trishtueshme dhe të turpshme shkrimet e Hitlerit të një shekulli më parë.”

    Pine vëren madje se nuk ka mbijetuar vetëm antisemitizmi i Hitlerit, por edhe armiqësia e tij ndaj demokracisë. Kjo është arsyeja pse edhe sot vazhdon të jetë e rëndësishme të merremi me shkrimet e Hitlerit. “Studentët e mi gjithmonë habiteshin shumë, madje shokoheshin, kur analizonim fragmente nga “Mein Kampf”. Sepse kur i shihnin fjalët të shkruara të zezë në të bardhë, fillonin të kuptonin se me ç’përfaqësonte Hitleri.”

    Sinjale alarmuese

    Nikolas Lelle nga Fondacioni Amadeu Antonio me seli në Berlin, i cili ka si qëllim luftën kundër ekstremizmit të djathtë dhe antisemitizmit, vëren gjithashtu një rikthim të rrezikshëm të ideologjisë ekstremiste djathtë. Kjo vihet re edhe tek vizitat përkujtimore në vendet dhe qendra ku përkujtohen krimet naziste.

    “Ndër grupet dhe klasat e shkollave që vijnë për të vizituar këto qendra nga zonat rurale ka tani pothuajse gjithmonë disa nxënës që kanë në veshjet e tyre simbole ekstremiste të djathta ose me slogane ekstremiste të djathtë.” Grafitet me kryq të thyer janë bërë përsëri pjesë e jetës së përditshme në Gjermani.

    Gjermani Dessau 2024 | Grafitet me kryq të thyer dhe përmbajtje ekstremiste
    Grafitet me kryq të thyer janë bërë përsëri pjesë e jetës së përditshme në Gjermani

    Alarmues është edhe fakti që sidomos të rinjtë ekstremistë të djathtë janë bërë vitet e fundit më të dhunshëm .

    Pikë e nxehtë mediat sociale

    Rreth 100 vjet pasi Adolf Hitleri botoi pamfletin e tij “Mein Kampf”, shumë tabu që lidheshin me urrejtjen e tij çnjerëzore janë zhdukur. Këtë e ka vënë re edhe historiani Matthew Feldmann nga Universiteti Tesside në Britaninë e Madhe. Në një ese ai e përshkruan çstigmatizimin shoqëror dhe kulturor të së djathtës ekstreme si një “ndryshim dramatik”. Për këtë janë pjesërisht përgjegjëse edhe mediat sociale.

    Të rinj ekstremistë të djathtë me flamuj duke protestuar më 31 maj 2025 në Dresden

    Vitet e fundit të rinjtë ekstremistë të djathtë janë bërë më të dhunshëm

    Ato janë mjaft të përshtatshme për strategjinë e dyfishtë të së djathtës ekstreme, strategji që e përdorte edhe Adolf Hitleri dhe lëvizja e tij fashiste: thyerja e përsëritur e tabuve sociale me mesazhe radikale, me qëllim që më pas të prezantohesh si konservator dhe pajtues në vende të tjera.

    Prandaj, Nicolas Lelle i Fondacionit Amadeu Antonio bën thirrje për një angazhim shumë më të madh social lidhur me platformat e mediave sociale. Sipas tij nga historia duhet nxjerrë një mësim thelbësor: “Ekstremizmi i djathtë, antisemitizmi dhe racizmi kanë nevojë për qëndrime të qarta, vija të qarta demarkacioni. Këto përmbajtje duhet të përbuzen nga shoqëria – dhe njerëzit që përfaqësojnë përmbajtje të tilla duhet ta ndiejnë gjithashtu këtë.” /Marrë nga DW

    “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon appeared first on Lapsi.al.

    Lexo edhe:

    1. Sot 25 vjet nga masakra e Reçakut/ Dëshmitë rrëqethëse, por dhe teoritë që e kanë ndjekur
    2. Misteri i gruas egjiptiane që ulërin/ Ekspertët analizojnë mumien 3500-vjeçare
    dossier
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    24 vjet më parë/ Të gjitha teoritë konspirative rreth 11 shtatorit

    24 vjet më parë/ Të gjitha teoritë konspirative rreth 11 shtatorit

    11/09/20255 Mins Read
    Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit

    Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit

    01/06/20253 Mins Read
    Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

    Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

    15/11/20247 Mins Read
    Pamje te rralla/ Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së, i rrethuar nga forcat serbe

    Pamje te rralla/ Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së, i rrethuar nga forcat serbe

    04/10/20241 Min Read
    Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos

    Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos

    24/09/20245 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City” Maqedonia

    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    01/02/20261 Min Read

    Kryetari i Aleancës për Shpiptarët, Ziadin Sela i ka bërë thirje gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese…

    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    01/02/2026
    Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    01/02/2026
    Trendailov: LSM nuk ka ngjyrosje politike, qeveria të pranojë rritjen e pagave

    Trendailov: LSM nuk ka ngjyrosje politike, qeveria të pranojë rritjen e pagave

    01/02/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    28/01/2026
    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    28/01/2026
    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    28/01/2026
    Me te lexuara
    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    01/02/2026
    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    01/02/2026
    Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    01/02/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.